Dimovski: LSDM të jetë e vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre

“Partia në pushtet vlerëson se LSDM-ja dhe anëtarët e saj duhet të jenë në dijeni se kanë përgjegjësi personale për këtë hap në “dëm të madh të Republikës së Maqedonisë dhe të interesave të tij shtetërore dhe kombëtare”, tha Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Reagimi i VMRO-DPMNE-së, ka pasuar pas dorëheqjes së sotme të deputetëve të LSDM.

VMRO vlerëson se është e qartë se LSDM-ja ka humbur busullën, ndërsa ky veprim është një goditje shumë e rëndë për parimet që duhet të nxiten nga partitë politike demokratike.

“Zoran Zaev pas zgjedhjeve theksoi se gëzon mbështetjen e shumicës së qytetarëve, por në një veprim të tillë vetëvrasëse nuk shkon vetëm, por me të janë bashkuar e tërë partia dhe të gjithë anëtarët e LSDM-së. Në të njëjtën kohë ai dhe Andrej Zhernovski mbeten të rehatshëm në pozicionet e tyre në komuna”, tha Dimovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button