RMV, prej sot hyri në fuqi ndalesa e pjesshme për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore

Prej sot hyn në fuqi ndalimi i pjesshëm i qarkullimit të pyjeve dhe tokës pyjore, i cili u miratua me kërkesë të NP “Pyjet Kombëtare”, dhe miratuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Ndalesa do të vlejë prej orës -6:00 deri në orën 20:00. Ata që nuk do ta respektojnë këtë vendim, do të gjobiten prej 1500 deri 2000 euro, transmeton Portalb.mk.

Ky vendim ka ardhur duke pasur parasysh rrezikun e rritur nga dukuria e zjarreve pyjore në ambient të hapur.

“Ndalesa e pjesërishme për lëvizje në pyje do të hyjë në fuqi prej 24.06.2022 dhe do të zgjasë deri në vlerësimin se është ulur rreziku nga paraqitja e zjarreve pyjore, përkatësisht deri në anulimin e saj”, thuhet në kumtesën e “Pyjeve nacionale”.

Nga atje theksojnë se kjo ndalesë e pjesërishme për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore nuk vlen për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë pyjore, Qendrën për menaxhim me kriza, Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, Inspektoratin shtetëror për pylltari dhe gjueti, NP “Pyjet nacionale”, subjektet që kryejnë aktivitete ekonomike pyjore, prerje, dërgesa dhe transport të drunjve dhe sortimenteve të drurit, shërbimet profesionale të koncesionerëve të kafshëve të egra në gjueti dhe personat që kanë leje me shkrim për lëvizje në pyje.

Lëvizja do të jetë e lejuar vetëm me leje me shkrim të dhënë nga NP “Pyjet nacionale” – Shkup, me ç’rast për zbatimin e ndalesës përgjegjës janë të punësuarit e NP “Pyjet nacionale” të cilët kryejnë veprimtari mbrojtje, Polici pyjore dhe MPB.

Ndalesa vlen edhe për parkun Vodno dhe Gazi Babë.

Për mosrespektim të kësaj ndalese, personave fizik të cilët do të hasen në pyje dhe tokë pyjore, në pajtim me nenin 106 të Ligjit për pyjet, do t’u shqiptohet dënim në të holla prej 1500 deri 2000 euro në kundërvlerë të denarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button