Kerry Snowdenit: Bëhu trim e kthehu

Gjatë një interviste për një televizion amerikan, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka pasur një mesazh për ish-kontraktorin e inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili ndodhet në arrati.

“Bëhu trim dhe kthehu në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Kerry teksa ka folur për televizionin NBC. Snowden, i cili aktualisht ndodhet në Rusi, ka dhënë një intervistë për të njëjtin televizion më 27 maj, në të cilën ka thënë se ai ka qenë i trajnuar si spiun për Shtetet e Bashkuara.

Kerry ka thënë se Snowden është një njeri që ka tradhtuar vendin e tij. Snowden akuzohet nga SHBA-ja për spiunazh, pasi ka publikuar dokumente të klasifikuara për programet amerikane të mbikëqyrjes. (rel)

Lajme të ngjashme

Back to top button