Gjysma e Haraçinës katër ditë pa rrymë dhe ujë

Gjysma e Haraçinës vazhdon të mbetet pa rrymë eklektike. Është dita e katërt që banorët e këtij vendi po përballen me mungesën e rrymës, por jo vetëm kaq. Për shkak se kjo komunë nuk ka as ujësjellës, banorët kanë mbetur edhe pa ujë, me që hidroforët nuk punojnë pa rrymë, njofton TV21

“Jemi edhe pa ujë edhe pa rrymë, në realitet si komunë na mungojnë gjitha, duke filluar nga ambulanca, rrugët kanalizimi, ujësjellësi, tani edhe rryma, s’ka zgjidhje, e ka marr shteti në sy të keq këtë vend, edhe partitë politike ashtu edhe shteti, kemi mbetur në mëshirën e Zotit”- thotë një banor.

Nga EVN dje theksuan se për shkak kyçjeve ilegale në rrjet shkaktohen defekte, të cilat më pas nuk mund t’i rregullojnë pasi pengohen nga banorët. Megjithatë deri tani asnjë rast nuk është paraqitur në polici nga ana e EVN-së. Edhe Ibrahimi tha se deri tani nuk ka pasur ndonjë rast të tillë.

Si pasojë e mungesës së rrymës elektrike banoret ankohen se të gjitha produktet ushqimore në frigoriferë janë prishur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button