Ndryshimet ligjore për evidencë amë kanë “ngecur” tek identiteti gjinor

Ndryshimet kryesore të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për evidencë amë, të cilat janë dorëzuar në Kuvend pranverën e kaluar, por që Qeveria i ka tërhequr nga procedura parlamentare në mars të këtij viti, kanë të bëjnë me identitetin gjinor. Këto ndryshime ligjore duhet të kishin bërë ndryshime në definimin e politikës gjinore në regjistër, në mënyrë që ata persona që nuk kanë ndryshuar gjininë fizike, të mund ta deklarojnë gjininë e tyre ndryshe, pra si burra, gra apo persona transgjinorë. Kjo theksohet në përmbledhjen e shkurtër të shkallës së reformave në fushën e të drejtave themelore të njeriut, që është pjesë e Raportit të “Metamorfozis” për reformat në administratën publike, raporton Vërtetmatësi.

Propozimi për ndryshimin e këtij ligji është me kërkesë të disa organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e gjinisë dhe të drejtave themelore të njeriut. Vetë propozimi është shpjeguar mirë nga ligjvënësi, ku janë renditur pothuajse të gjitha arsyet pse kërkohet ndryshim në këtë ligj, duke filluar nga konventat ndërkombëtare të nënshkruara nga RMV deri te vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, edhe pse në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) nuk përfshihen këto të drejta, por për shkak të aktgjykimeve të nxjerra nga kjo gjykatë nga viti 2015 e këndej, RMV është e detyruar t’i njohë dhe zbatojë këto të drejta në trafikun juridik të brendshëm.

Në momentin e mbylljes së këtij Raporti, ligji ishte vënë në rendin e ditës të Komisionit për Legjislacion vetëm në lexim të parë me flamur evropian, por u tërhoq nga Qeveria e RMV-së dhe ai, sipas deklaratave në dispozicion, duhet të përpunohet, të hapet debat i gjerë publik dhe do të shkojë në procedurë të rregullt parlamentare.

Shkak për këtë është bërë kundërshtimi i madh i partive politike në Kuvend. Të gjitha partitë opozitare e kundërshtojnë miratimin e tij në këtë formë. Edhe pse mendohej se kishte mbështetjen e LSDM-së në pushtet dhe të shumicës së partive më të vogla në koalicionin qeverisës, në fund doli se as LSDM-ja nuk e kishte mbështetjen e plotë, kurse partneri shqiptar në koalicionin BDI, edhe pse heshti deri ditën e fundit, rezultoi se e kundërshton një ligj të tillë. Arsyetimet janë të ndryshme. Partitë në pushtet insistojnë se ligji duhet të miratohet për shkak të kujdesit për buxhetin, i cili do të pësonte nga gjykimet e humbura para Gjykatës së Strasburgut, si dhe nga zbatimi i atyre vendimeve në legjislacionin e brendshëm, por se ai do të ketë nevojë për procedurë të rregullt dhe debat më të gjerë. Nga ana tjetër, partitë opozitare thuajse të gjitha kanë dalë me qëndrime konservatore në kuptimin se një ligj i tillë cenon kuptimin tradicional të familjes dhe martesës, pasi një ndryshim i tillë në ligj do t’i hapte rrugën ndryshimi të Ligjit për familjen, ku martesa përkufizohet si bashkësi ligjore midis një burri dhe një gruaje, d.m.th. gjinive të ndryshme.

Propozimi për vendosjen e këtij ligji me flamur evropian u arsyetua me një aktgjykim të Gjykatës së Strasburgut ndaj një personi nga RMV, në vitin 2019 dhe bazuar në Rekomandimet e Ministrave të Këshillit të Evropës për luftën kundër diskriminimit të vitit 2010.

E sigurt është se ky ligj për momentin ka mbështetjen vetëm të Grupit Parlamentar Ndërpartiak për përkrahjen e personave që i përkasin komunitetit LGBT, ku përfshihen përfaqësues të disa partive më të vogla në bllokun maqedonas në pushtet.

Ndryshimi kryesor që propozohet në ligj (neni 1) është përkufizimi i identitetit gjinor:

(8) Identiteti gjinor është përjetim gjinor i brendshëm dhe individual i së çdo personi, i cili mund të korrespondojë ose jo me gjininë e përcaktuar nga lindja, duke përfshirë ndjenjën personale për trupin dhe manifestimet e tjera të gjinisë, si: emri, veshja, fjalimi dhe sjelljet.

(9) “Njohja ligjore e gjinisë” është procedurë në të cilën individi mund të ndryshojë shenjën gjinore në evidencën personale dhe në këtë mënyrë i njihet identiteti gjinor.

Kjo çështje, e cila kërcënon komunitetin e gjerë me ndarje të re, është vetëm maja e ajsbergut, e cila nëse thellohet, tregon se hendeku gjinor në RMV është ende pengesë e thellë që duhet trajtuar.

Edhe pse RMV e ka nënshkruar shumë kohë më parë dhe e zbaton në praktikë, e ashtuquajtura Konventa e Stambollit e Këshillit të Evropës, dallimet gjinore shihen në praktikën e përditshme. Nga ajo se, edhe pse gratë janë të arsimuara në mënyrë të barabartë ose më të lartë se burrat, pjesëmarrja e grave në pozita menaxheriale si në biznes ashtu edhe në sektorin publik është shumë më e ulët. Zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në vitin 2021 treguan se vetëm katër gra garonin për 81 mandate për kryetar komune, gjë që tregon se gratë vështirë depërtojnë në veprimin politik të partive, dhe kjo shihet në përbërjen aktuale të Qeverisë së RMV-së, ku pjesëmarrja e grave është vetëm 20 për qind. Nëse nuk do të ishin kuotat e detyrueshme, ky numër do të ishte i vogël në Kuvendin e RMV-së. Kjo diferencë reflektohet në arsimin e lartë, ku nuk ka rektore femër dhe numri i grave dekane është i vogël. Këto dhe shumë të dhëna të tjera u publikuan së fundmi edhe nga “Portalb”, “Vërtetmatësi” dhe “Meta” në një studim që konfirmon hendekun e madh gjinor dhe justifikon kritikat për këtë çështje që gjenden në raportet e fundit të KE-së.

Shtyllat kryesore institucionale për mbrojtjen operacionale të të drejtave themelore të njeriut në vend mbeten dy institucione. I pari është Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) i themeluar vitin e kaluar (2021), bazuar në Ligjin e ri për Parandalimin e Diskriminimit të miratuar në vitin 2020. Komisioni prej shtatë anëtarësh (gjegjësisht 6 sepse nuk është zgjedhur ende një) ka kompetenca dukshëm të gjera që i jep ligji, por edhe një sfidë për ta zbatuar shpejt dhe pa mbështetjen e plotë të shtetit, ndonëse vetë KPMD e pranon se ka marrë ndihmë këtë vit si nga shteti ashtu edhe nga OSBE-ja dhe sektori joqeveritar nëpërmjet programit britanik për mbështetje dhe zhvillim. Në vitin 2022 është vënë në funksion edhe ueb-faqja e Komisionit, e cila mundësoi dorëzimin më të lehtë të ankesave elektronike.

Duke parë arritjet njëvjeçare të Komisionit, mund të konstatohet se ky sipas përkufizimit organ i pavarur, justifikon plotësisht besimin e publikut dhe kompetencat e mëdha që i jep ligji, ndërsa që sigurisht meritor është edhe mënyra e zgjedhjes së Komisionit nëpërmjet debatit të hapur parlamentar dhe paraqitjes publike të programeve dhe aftësive të anëtarëve të atëhershëm dhe të tanishëm. Sipas statistikave të paraqitura në Raportin Vjetor të KPMD-së, deri në fund të vitit 2021, pra për një periudhë 6-7 mujore, pasi Komisioni ka punuar me efektivitet, ka vepruar për 167 ankesa, prej të cilave 77 janë të trashëguara nga përbërja e mëparshme e atij organi, i cili nuk funksiononte më parë. Komisioni ka marrë 90 ankesa të reja që nga fillimi i tij, duke treguar se besimi në organ është në rritje, dhe që nga marsi, ndërsa ka hapur disa raste pas informacioneve publike, duke theksuar rastet që lidhen me lëvizjen fetare Lev Tahor dhe rastin e diskriminimit të një vajzë me nevoja të veçanta arsimore në një shkollë në Gostivar, i cili është ende në vazhdim. Sa i përket ankesave, ato vijnë më shumë nga meshkujt sesa nga femrat, kryesisht nga Shkupi, dhe baza më e zakonshme është statusi personal dhe statusi social. Deri në fund të vitit 2021:

Duke vepruar sipas parashtresave të dorëzuara, Komisioni ka konstatuar diskriminim në 40 raste, ndërsa në 39 është konstatuar se nuk ka bazë për diskriminim. Për 10 ankesa Komisioni ka nxjerrë konkluzion për mosveprim, mosfillim apo pezullim të procedurës, ndërsa 41 ankesa janë refuzuar për shkak të konstatimit të moskompetencës, çrregullimit, vjetërsimit dhe papranueshmërisë. Për 37 ankesa procedura është në vazhdim e sipër dhe ato mbahen si lëndë të hapura (faqe 22 e Raportit Vjetor).

KPMD KËRKOI BUXHET DERI 730 MIJË EURO, NDËRSA MORI NËN 250 MIJË

Megjithatë, sfidat me të cilat përballet ky organ mbeten, mbi të gjitha në aspektin organizativ dhe në zbatimin e vendimeve të tij. Më pak se gjysma e vendeve të punës janë plotësuar sipas sistematizimit të vetë Komisionit (29 vende pune dhe vetëm 10 staf administrativ të marrë nga institucione të tjera), që punojnë në 2 sektorë që mbulojnë 4 departamente të sistematizuara, me buxhet të shtetit, i cili është për gjysmë e më shumë më pak se nevojat e identifikuara nga vetë Komisioni. Së fundi, kryetarja e parë e Komisionit, Vesna Bendevskadeklaroi se Ministria e Financave nuk ka shprehur interesim për kërkesën e Komisionit, ndërsa trupi punues në Kuvend përgjegjës për financim dhe buxhet nuk ka treguar interes, kështu që në vend të 730 mijë eurove të kërkuara për një vit, u është shkruar buxheti për vitin 2021 prej 15,3 milionë denarë (më pak se 250 mijë euro) ose vetëm 120 mijë denarë më shumë se vitin e kaluar. Gjithashtu, Komisioni është i vendosur në ish-ambientet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili në vetvete nuk ofron qasje për personat me aftësi të kufizuara fizike. Në Raportin Vjetor dërguar Kuvendit, KPMD-ja paraqet edhe rekomandime që i referohen ndryshimeve në ligj dhe zgjedhjes së anëtarit të mbetur të Komisionit, në mënyrë që ai të kompletohet me 7 anëtarë.

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button