Liderët nga “Open Ballkan” të zhgënjyer me Bashkimin Evropian

Kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri RMV, Dimitar Kovaçevski u shprehën të zhgënjyer nga samiti i BE në Bruksel, raporton EN. Kryeministri Rama tha se Shqipëria ka tetë vite që pret t’i hapen zyrtarisht negociatat.

“Më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE, më vjen keq për ta dhe shpresoj të mund t’i ndihmojmë. Unë u përpoqa që të them ca gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre se nuk dua të marr aq kohë sa u mor në takim. Mishel na tha se kishim 3 minuta, unë u thashë se mund të kishte thënë edhe 30 sekonda nëse do kishin mbajtur fjalën. U thashë se ndihesha mirë dhe keq duke qenë me ta, ndihemi mirë se jemi europianë dhe ndihem keq se ne ende nuk mund të jemi këtu si evropianë”, tha Rama.

Ndërsa Kovaçevksi u shpreh se qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të trajtohen më shumë respekt.

“Ne shprehëm pakënaqësinë e qeverisë dhe popullit tonë me procesin e negociatave. Ka 18 vjet që RMV është kandidate, në 2020 Këshilli Evropian mori vendimin për nisjen pa kushte të negociatave dhe sot ende nuk kanë nisur. Kjo është goditje serioze e besueshmërisë së BE, vendi ynë nuk mund të jetë i ngecur në këtë situatë sepse një vend i vetëm bllokon rrugën tonë”, u shpreh Kovaçevksi.

Edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç shprehu mbështetjen për Shqipërinë dhe RMV, negociatat me të cilat siç tha duhet të ishin çelur me kohë.

“Sot Serbia ishte mjaft mbështetëse për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe RMV, por sërish nuk ndodhi gjë. Mendoj se Shkupi dhe Tirana e meritonin nisjen e procesit të negociatave, është diçka e nevojshme se të dyja vendet kanë përmbushur të gjitha kërkesat dhe qytetarët e dy vendeve e meritojnë këtë”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohet nga Bullgaria. Dy vendet raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button