Nuk u miratua Projektligji për tërheqjen e Trustit

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar në seancën e së enjtes, Projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, raporton Koha.net. Me 57 vota kundër, 44 për dhe një abstenim, Projektligji nuk kaloi.

Pika për tërheqjen e deri në 30 për qind të Trustit ka ngjallur debat mes pushtetit dhe opozitës. Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar opozitën se në një gjendje të tillë, Kosovën e kanë sjellë vetë partitë tash opozitare.

Propozuesi i kësaj iniciative ligjore, Bekim Haxhiu, ka thënë se në mbështetje të nenit 65 të Kushtetutës ka proceduar këtë nismë ligjore në Kuvend më 9 mars.

Sipas tij, kjo iniciativë ka ardhur për shkak të gjendjes ekonomike në të cilën po kalojnë qytetarët, në këtë situatë me kronomike dhe rritjen e çmimeve.

Në dhjetor të vitit 2020, taksapaguesit patën mundësinë e tërheqjes së 10 për qind të kursimeve.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar të mërkurën se edhe nëse Projektligji nuk kalon në seancën e së enjtes, atë do ta rikthejnë sërish në Kuvend në muajt e vjeshtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button