A do të kthehet në realitet “Qyteti lundrues”?

Qyteti i humbur i Atlantis mund të jetë vetëm një legjendë, por në qoftë se pamjet që do të shihni më poshtë do të realizohen , atëherë ndërtesat nënujore mund të kthehen së shpejti në realitet.

“Qyteti lundrues”, është i pabesueshëm, i cili përfshin katër milje katror, vjen me një dok të madh personal, rrugë dhe ferma të gjera për ta bërë atë plotësisht të vetëmjaftueshme.

Gjithashtu ai do të përmbajë kopshte vertikale, një hotel, komplekse argëtuese dhe një arenë të madhe lundruese ku mund të organizohen koncerte dhe ndeshje sportive.

Ndërtesa është bërë nga module gjashtëkëndore dhe trekëndore, të cilat lidhen së bashku me një numër të madh rrugësh dhe tunelesh mbi dhe nën ujë.

Kjo botë ujore u ideua nga firma britanike dhe aziatike AT Dessign Office dhe është porositur nga firma kineze ÇÇ dhe në qoftë se ky projekt do të bëhet realitet, firma ÇÇ do të përdorë të njëjtat sisteme teknologjike që janë përdorur për urën Hong Kong- MaCau- Zhuhai, e cila është 31 milje e gjatë.

Sipas disa informacioneve thuhet që ky projekt po shqyrtohet nga investuesit më të mëdhenj të Kinës, të firmës “China Transport Investment”, i cili mund të ndërtohet jashtë Hong Kongut.

Projekti do të ofrojë një mundësi për të zhvilluar një bërthamë të re urbane të objekteve të klasit botëror rezidencial,komercial dhe kulturor, si dhe për të promovuar një energji efektive dhe karbon zero.

Për ata që thjesht duan të vizitojnë këtë projekt madhështor do të ketë një dalje në det, i cili lejon turizmin dhe udhëtimin për në ishull.

Lajme të ngjashme

Back to top button