Borrell: Nuk është ditë e mirë pasi duhej të hapnim negociatat me dy vende, por nuk mundemi sepse Bullgaria bllokon

Përpara Samitit të Brukselit, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell shprehu pakënaqësinë me mungesën e progresit të Bullgarisë në hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe porositi se kjo tregonte se konsensusi është zgjidhje e mirë për marrjen e vendimeve në BE, raporton RTS.

“Ky rast tregon edhe një herë se problem është konsensusi në vendimmarrje. Nuk mund të vazhdojmë më tej pasi një vend po na bllokon. Sot nuk është ditë e mirë sepse duhej të hapnim procesin e anëtarësimit për dy vende, por nuk mund ta bëjmë këtë sepse një vend po e bllokon të gjithë procesin. Duhet të shikojmë mënyrën se si punojmë”, tha Borrell.

Ai gjithashtu theksoi se megjithatë ka një lajm të mirë, e ai është përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për energjinë.

“Është një hap shumë i rëndësishëm përpara dhe ne do të vazhdojmë të punojmë. Është e mundur që të kemi takim të nivelit të lartë deri në fund të muajit,” tha Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë e BE-së tha se Unioni duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për ta bërë Ballkanin Perëndimor pjesë të këshillit të tij.

“Nuk duhet të lejojmë që flaka evropiane të shuhet në Ballkanin Perëndimor”, tha Borrell.

Problemin që vë në dukje Borrell në lidhje me vendimet konsensuale, gjegjësisht se është e nevojshme ndryshimi i këtij rregulli, është vënë në dukje edhe nga presidentja e Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen dhe kancelari gjerman Olaf Scholz në prag të Samitit.

Ndryshe, rënia e Qeverisë së Kiril Petkovit në Bullgari ka rënduar edhe më tej krizën politike atje. Diskutimi që duhet zhvilluar mbi propozimin francez u shty dhe kjo nënkupton edhe një veto nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht pengesë edhe për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Kujtojmë se hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohet nga Bullgaria. Dy vendet raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button