Shkolla ‘Drita’ në Rashçe përfshihet nga zjarri, ministria premton riparim

Shkolla fillore “Drita” në fshatin Rashçe të Shkupit, mbrëmë është përfshirë nga një zjarr, i shkaktuar nga instalimi i vjetër elektrikë. Një numër i madh i banorëve të Rashçes dhe 7 automjete zjarrfikëse janë angazhuan që të shuajnë zjarrin i cili po përhapje me shpejtësi të madhe për shkak të ndihmesës nga era që fryente mbrëmë. Zjarri ka kapluar gjysmën e objektit ndërsa flakës i kanë shpëtuar vetëm klasat ku vijon mësimin 420 nxënësit e kësaj shkolle.

Shkollën e djegur e vizituan Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati, Ministri i Arsimit Spiro Ristovski dhe zv/ministri i arsimit Safet Neziri.

Shkolla ‘Drita’ në Rashçe
Shkolla ‘Drita’ në Rashçe

“Ne do të bëjmë çmos në këtë drejtim dhe patjetër e kamë që të kërkoj ndihmë edhe nga nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që sa më shpejt që është e mundur , bashkarisht me ne  të participojm financiarisht, që në shtator kur fillon procesi edukativo arsimor nxënësit  të kenë mundësi të kthehen në sallën e tyre dhe arsimtarët në zyrat e tyre në objekt të riparuar”, Bekim Murati, Kryetar i Komunës së Sarajit.

Ministri i Arsimit Spiro Ristovski dhe Zëvendësministri Safet Neziri premtuan se do të punojnë në riparimin sa më të shpejt të këtij objekti shkollorë.

“Që nga dita e sotme, do të dërgojmë ekip profesional për ta vlerësuar dëmin dhe çfarë mund të ndërmerret, që në të ardhmen të riparohet, që tërë objekti të jetë funksional për 1 shatorin e vitet të ardhshëm”, Safet Neziri, zv/ministër i Arsimit.

Drjetori i Shkollës, Ramadan Kovaçi thotë se zjarri ka shpërthyer si rezultat i instalimit të vjetër elektrik, ndërsa akoma nuk dihet se sa dëm material është shkaktuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button