Rrëzimi i Qeverisë së Bullgarisë i komplikon negociatat, por Maqedonia e Veriut nuk duhet t’i thotë lamtumirë BE-së

Maqedoninë e Veriut sot e pret një “Jo” tjetër nga Bullgaria, pasi Kuvendi bullgar akoma nuk e ka miratuar propozimin francez për hapjen e negociatave të vendit dhe rrjedhimisht edhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Nëse deri në fund të këtij muaji, përkatësisht brenda javës nuk gjendet zgjidhje mbi këtë situatë, atëherë, vendi mund të ngecë me vite në këtë proces. Megjithatë, analistët për Portalb.mk, shprehen se Maqedonia nuk duhet t’i thotë lamtumirë BE-së, pasi është alternativa dhe rruga e vetme që ka vendi.

Analisti Nano Ruzhin thotë se rënia e Qeverisë së Bullgarisë e komplikon vetë rrugën e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE, konsideratën e propozimit të Makronit për fillimin e negocitave, përkatësisht kornizës negociuese dhe me gjasë, shton ai, për disa ditë do sqarohen gjërat pasi nëse pranohet korniza, ne kemi kohë megjithatë dy javë ta shohim se si do të zhvillohet, dhe në njëfarë forme do të ndikonte në marrëdhëniet e brendshme politike në vend.

“Sigurisht që nuk duhet të t’i themi lamtumirë BE-së, pasi ne nuk kemi alternativë tjetër, por nuk besoj se ky dokument i cili është intepretuar gabimisht në opinionin tonë, të sillte rrëzimin e qeverisë së Kovaçevskit. Mendoj se disa parti të vogla politike u ngutën para kohe për të deklaruar përmbajtjen e të njëjtit. Në thelb, dokumenti është vetëm një transferim i të njëjtave çështje që Maqedonia dhe Bullgaria kanë diskutuar prej disa muajsh. Është përkufizimi i famshëm 4 + 1 që është vënë në nivel të Bashkimit Evropian nga frika e Bullgarisë se do ta anashkalojmë, ndaj duan të sigurohen. E vetmja pikë që mund të ketë qenë pengesë serioze është imponimi, hapja e Kushtetutës para fillimit të negociatave, por që mund të mos jetë shumë e vërtetë përmendet në protokollin e BGNES, agjencisë bullgare, e cila jo domosdoshmërisht do të thotë se është e saktë”, deklaroi Ruzhin.

Përndryshe, sipas Ruzhinit, në Maqedoni nuk është e nevojshme të krijohet ndjeshmëri intensive që është më shumë rezultat i zhgënjimit të opinionit publik. Ai shton se nuk ka rrugëdalje tjetër nga kjo çështje, për më tepër, gjuha nuk është në pikëpyetje, dhe as identiteti.

“Pra, të gjitha këto keqkuptime për kuadrin e negociatave, protokollin dhe të gjitha detyrimet që dalin nga plani i veprimit janë mbi të gjitha gjëra për të cilat duhet punuar në të ardhmen. Mendoj se reagimi i tre liderëve të Ballkanit ishte pozitiv, në kuptimin që së bashku mund të bëhet shumë më tepër se secili vetëm, kështu që dikur paralajmëruan Bashkimin Evropian, herën e fundit nëse nuk bëhet asgjë nga BE-ja, vendet e Ballkanit të hapur nuk do të marrin pjesë në takim të ngjashëm”, thotë Ruzhin.

Nga ana tjetër Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane thotë se rënia e Petkovit, për të cilin fillimisht duhet të shohim a do të thotë fillim i ri i një qeverie për Petkovin, nuk është e lidhur vetëm me procesin tonë qasës dhe se duhet të mësohemi se mund të ketë implikime më afatgjate. Megjithatë sipas saj, vendi nuk mund të përshëndetet me BE-në, por se duhet të orientohet në reformat e brendshme.

“Bullgaria ka poliarizim dhe ndarje të thellë në vend, të cilin ne e jetojmë për një periudhë më të gjatë dhe me të njëjtën duhet të mësohemi se mund të ketë implikime më afatgjate. Nga ky aspekt, polarizimi politik në Bullgari, por edhe te ne kur nuk kanë as edhe një konsensus minimal shoqëror mund të jetë rrezik për të gjithë ne. Nuk mendoj se duhet të përshëndetemi me BE-në. Ne jemi vend që kemi marrëveshje për stabilizim-asociim, që më shumë 80% të tregtisë së saj e ka me BE-në, këmbim tregtar. Domethënë vendi është partner i BE-së dhe ne më shumë se të gjithë e dimë se procesi qasës është i gjatë, por do të ketë pengesa siç është ky me Bullgarinë, por larg konstatimit se duhet t’i themi lamtumirë BE-së”, thotë Kacarska.

Ky zhvillim i situatës, por edhe siç ishte këto dy-tre vitet e fundit, shton ajo, me gjasë më shumë e vendos në plan të parë rolin e liderëve vendor dhe reformat që duhet të ndodhin brenda shoqërisë sonë, dhe e vendos BE-në në një pozicion sekondar, që ndoshta gjithmonë aty duhej të ishte.

“Nëse mendojmë se anëtarësimi në BE do të ishte një zgjidhje magjike, ky nuk është rasti. Ne në çdo rast duhet të kthehemi në një dimension të caktuar brenda vendit dhe ky është ndoshta mesazhi që është vendimtar për liderët tanë”, deklaron Kacarska.

Ndërkohë analisti i njohur politik Edward Joseph, për “Foreign Policy“, thotë se rrëzimi i qeverisë së Petkovit, mund të rrisë ndikimin rus në Bullgari dhe të minojë sovranitetin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Në Bullgari, aleatët e Putinit janë të vendosur të përdorin procesin e zgjerimit të BE-së për të minuar sovranitetin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Nën maskën e shqetësimeve për “barazinë e bullgarëve maqedonas”, siç thotë Radevi, Sofja kërkon ndryshime politike, si kuota në administratën publike dhe pranim i përgjithshëm i identitetit bullgar. Në kombinim me ndryshimet natyrore në narrativën historike, Sofja mund të minojë themelet e shtetit maqedonas. Moska e di se kjo do të hapë rrugën për destabilizimin e mëtejshëm në rajon”, sqaron Joseph.

Megjithatë, tha ai, ekzistonte një mënyrë për të parandaluar një fitore të tillë të Putinit, me taktika që administrata e presidentit amerikan Biden duhet t’i zbatonte pothuajse menjëherë.

“Në vend të bombave, Sofja po e bllokon Shkupin për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE derisa maqedonasit të dorëzohen ndaj kërkesave bullgare. Petkov dëshiron të heqë veton, por kundërshtarët e tij janë në prag të rrëzimit të tij për shkak të këtij qëndrimi. Krijuar nga pro-rusi Borisov në nëntor 2019, ultimatumi i ndryshueshëm bullgar i ngjan qëndrimit të Putinit ndaj Ukrainës”, thotë Joseph.

Analisti kujton se mosmarrëveshjet e vogla mbi historinë dhe territorin janë shumë të pranishme në Ballkan dhe pjesë të tjera të Evropës Lindore – dhe plotësisht të përshtatshme për t’u përdorur nga Kremlini.

“Në Bullgari, aleatët e Putinit janë të vendosur të përdorin procesin e zgjerimit të BE-së për të minuar sovranitetin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Nën maskën e shqetësimeve për “barazinë e bullgarëve maqedonas”, siç thotë Radevi, Sofja kërkon ndryshime politike, si kuota në administratën publike dhe pranim i përgjithshëm i identitetit bullgar. Në kombinim me ndryshimet natyrore në narrativën historike, Sofja mund të minojë themelet e shtetit maqedonas. Moska e di se kjo do të hapë rrugën për destabilizimin e mëtejshëm në rajon, pasi Serbia, Greqia dhe Shqipëria do të bënin pretendimet e tyre historike dhe territoriale ndaj vendit”, sqaron Joseph.

Ndryshe, rënia e Qeverisë së Kiril Petkovit ka rënduar edhe më tej krizën politike në Bullgari. Diskutimi që duhet zhvilluar mbi propozimin francez u shty dhe kjo nënkupton edhe një veto nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht pengesë edhe për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Kujtojmë se hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohet nga Bullgaria. Dy vendet raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button