Do të rishikojmë vijën kufitare me Malin e Zi, paralajmëroi Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se do të formohet një komision i përbashkët me Malin e Zi, për rishikimin e vijës kufitare midis dy vendeve, raportoi EN. Gjatë fjalës së tij këtë të mërkurë në Kuvend, Kurti bëri me dije se presidenti malazez, Milo Gjukanoviç ka shprehur gatishmërinë e tij në lidhje me këtë çështje.

“Për palën e Kosovës dokumentet janë të qarta, sa kam njohuri edhe ekspertët vendorë kanë punuar në këtë drejtim. Me rëndësi për ne është qe e rëndësishme është që presidenti Gjukanoviç ka shprehur gatishmëri për këtë çështje.

Besoj që edhe Qeveria e Malit të Zi do të reflektojë, atje kemi një qeveri të re, pala e Kosovës e di se ka pasur shumë hezitime që të hyhet në rishikim në periudhën 2015-2016, atëherë kur pala malazeze ishte e gatshme.

Ndërsa, subjekti të cilin unë e udhëheq gjithmonë e ka kundërshtuar versionin e nënshkruar”, theksoi kreu i qeverisë së Kosovës.

Më 21 mars të vitit 2018, u nënshkrua ratifikimi  marrëveshjes për demarkacion midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Kurti, asokohe në opozitë, u shpreh kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, duke thënë se Kosova ka humbur 8 mijë hektarë tokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button