Bullgaria e shkarkoi Qeverinë e kryeministrit Petkov, një nga arsyet llogaritet edhe problemi me Maqedoninë e Veriut

Kuvendi i Bullgarisë e ka shkarkuar kryeministrin Kiril Petkov, pasi 123 deputetë votuan për interpelancën e thirrur nga partia GERB për shkarkimin e Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Paraprakisht, javën e kaluar nga koalicioni i qeverisë u largua partia e ish-ministres së punëve të jashtme, ku një nga arsyet llogaritet edhe qasja e qeverisë ndaj problemit me Maqedoninë e Veriut. Pasi një nga katër partitë u tërhoq nga koalicioni qeverisës javën e kaluar, duke e lënë atë me 109 vende në Kuvendin popullor me 240 ulëse.

Ata akuzojnë gjithashtu kryeministrin se ka injoruar interesat kombëtare të Bullgarisë duke bërë lëshime ndaj Maqedonisë fqinje, që të mund të nisë bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian.

GERB fajëson qeverinë për hapat e gabuar në financat publike dhe politikat ekonomike që kanë çuar në inflacion galopant.

“Paraqitëm kërkesë për mocion mosbesimi ndaj qeverisë për shkak të dështimit të saj në politikën ekonomike dhe fiskale,” tha liderja e partisë Desislava Atanasova.

Ndryshe, anëtarët e Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit bullgar sot e kanë shty seancën në të cilën duhej të shqyrtohej propozimi i presidencës franceze për zgjidhjen e kontestit në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Afati i fundit deri kur Bullgaria duhet t’i përgjigjet propozimit të kryesimit francez për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut nuk është 23 qershori dhe kjo mund të ndodh në një format tjetër deri në skadimin e kryesimit të Francës me BE-në, gjegjësisht deri në fund të muajit, theksohet në Raportin e Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme.

Kujtojmë se hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohet nga Bullgaria. Dy vendet raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button