Seanca e parë e Apelit në rastin e Gucatit dhe Haradinajt u caktua për 5 korrik

Dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, e kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Hagës për t’i dënuar ata me katër vjet e gjysmë burgim, raporton KlanKosova. Seanca e parë për shqyrtimin e apelit të tyre është caktuar më 5 korrik nga ora 14:00 deri në orën 17:00.

Kjo seancë do të jetë si lloj konference statutore.

Ata janë urdhëruar që deri më 27 qershor të dërgojnë me email çështjet që dëshirojnë të ngritin në këtë seancë.

Ish-krerët e OVL UÇK-së janë dënuar nga katër vjet e gjysmë heqje lirie për vepra penale që lidhen me administrimin e drejtësisë, pasi ata u shpallën fajtorë se publikuan dosje konfidenciale nga hetimet e Task Forcës së Speciales, e cila më pas rezultoi në ngritjen e aktakuzave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button