500 euro rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut, në njërin sektor 1 300 euro

Në prillin e këtij viti në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto ka qenë 31 525 denarë, ndërsa rroga bruto 47 092 denarë, transmeton Portalb.mk.

Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, rroga mesatare neto është rritur për 10.9 përqind.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (24.8%), Arte, argëtim dhe rekreacion (20.1%) dhe Shërbime administrative dhe mbështetëse (17.0%)”, raportoi Enti.

Paga më e madhe neto në muajin prill është regjistruar te Programimi kompjuterik dhe veprimtaritë rreth tij (82 240 denarë), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (52 093), Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike (50 350), etj.

Ndërkohë, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) në ditën e parë të grevës së përgjithshme me të cilën punëtorët e sektorit publik kërkojnë rritje të pagave, në bulevardin para Kuvendit mëngjesin e sotëm vendosën 120 ulëse, nga një për çdo deputet.

Sindikatat kërkojnë rritje të pagave të punonjësve të sektorit publik për 2806 denarë dhe vendosjen e të drejtës së regresit për pushim vjetor në masën 30 deri në 100 për qind të bazës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button