U shty seanca e Komisionit bullgar që duhet të vendos për propozimin francez, 23 qershori nuk është afati i fundi

Anëtarët e Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit bullgar sot e kanë shty seancën në të cilën duhej të shqyrtohej propozimi i presidencës franceze për zgjidhjen e kontestit në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja.

Duke shpjeguar këtë vendim, Ekaterina Zaharieva, ish-shefja e diplomacisë bullgare dhe deputete e partisë “Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë” (GERB), deklaroi se Qeveria bullgare ishte organi që duhej të vendoste mbi propozimin përpara se ai të paraqitej në Parlamentin bullgar.

Vendimi për shtyrjen e seancës së Komisionit parlamentar është marrë me 9 vota “për” të deputetëve nga radhët e GERB-it, “Lëvizjes për të Drejta dhe Liri”, “Ka një popull të tillë“ dhe “Rilindje”, ndërsa 8 deputetë nga radhët e partive në pushtet “Vazhdojmë me ndryshime”, Partia Socialiste bullgare dhe “Bullgaria Demokratike” votuan “kundër”.

Paraprakisht sot, lideri i GERB-it dhe ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov kërkoi që vendim për të pranuar “propozimin francez” dhe për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian të vendit të merret nga Qeveria bullgare dhe më pas t’i paraqitet për miratim Parlamentit bullgar, duke premtuar se 59 deputetët e partisë së tij do ta mbështesin propozimin në seancë plenare.

Afati i fundit deri kur Bullgaria duhet t’i përgjigjet propozimit të kryesimit francez për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut nuk është 23 qershori dhe kjo mund të ndodh në një format tjetër deri në skadimin e kryesimit të Francës me BE-në, gjegjësisht deri në fund të muajit, theksohet në Raportin e Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme nga 20 qershori të dorëzuar tek Komisioni për politikë të jashtme të Asamblesë popullore të Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button