fbpx

Sot dhe nesër në Komunën e Tearcës bëhet dezinsektimi tokësor dhe adulticidi kundër mushkonjave

Komuna e Tearcës njofton qytetarët se sot dhe nesër (23-23 qershor) në në orët e pasdites, duke filluar nga ora 20:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, ekipi i ISHP Qendrës për Shëndet Publik Tetovë do të kryejë dezinsektim tokësor dhe adulticid kundër mushkonjave, transmeton Portalb.mk.

Nga Komuna e Tearcës njoftojnë se është e nevojshme që bletarët të ndërmarrin hapa konkret për mbrojtjen e bletëve.

“Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerja e trajtimit, dezinsektimi do të bëhet ditën e nesërme, kur kushtet atmosferike janë të favorshme”, thonë nga Komuna e Tearcës.

Për më shumë informata qytetarët mund të drejtohen numrin 044 331 233 ISHP Qendra për Shëndet Publik, ose në numrin e personit kontaktues Dushan Jovanovski070 328 459.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button