Paraburgim për një banor të Prilepit, dyshohet për tentim vrasje të ish-bashkëshortes

Një banori të Prilepit i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, vrasje në tentativë, të ish-gruas së tij, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria Themelore Publike në Prilep solli Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një të dyshuari 47 vjeçar për veprën penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 lidhur me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më 20 qershor gjatë ushtrimit të dhunës familjare, në një shtëpi në rrugën “Dabniçka” në Prilep, me paramendim ka tentuar ta vrasë ish-bashkëshorten. Mëngjesin e ditës kritike, ai ka ardhur në shtëpinë ku jetonte viktima, ka shkuar në dhomën ku ajo flinte dhe fillimisht ka filluar ta ngulfasë me duar në qafë dhe ta godasë me grushte në kokë dhe në trup. Në atë moment ka mbërritur nëna e saj dhe ka tentuar ta largojë, por i dyshuari e ka larguar. Nga rripi ka nxjerrë thikë dhe i ka shkaktuar disa plagë me thikë në trup dhe në këmbë. Më pas ai është pushtuar nga tre fqinjë të cilët e kanë nxjerrë nga shtëpia dhe e kanë penguar të realizojë qëllimin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, duke vlerësuar se ekziston rreziku që ai të ikë, të ndikojë te dëshmitarët dhe të dëmtuarit apo të realizojë tentativën e veprës penale. Gjykatësi e ka pranuar kërkesën dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button