Të punësuarit në NP Ujësjellës dhe kanalizim do të kenë rritje lineare të pagave

Drejtori i NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup, Zllatko Perinski nga Këshilli udhëheqës i ndërmarrjes do të propozojë rritje lineare të pagave për të gjithë punëtorët për 2 806 denarë, transmeton Portalb.mk.

Siç informojnë nga ndërmarrja, kjo rritje do t’i përfshijë të gjithë 1.278 punëtorë, paga mujore e të cilëve, përfshirë edhe pagën e gushtit, do të rritet linearisht për 2.806 denarë.

Kjo është rritja e parë e pagave në nivel të tillë pas stagnimit 13-vjeçar.

Kjo rritje e pagave, siç theksojnë ata, është bërë për shkak të seriozitetit të situatës ekonomike, dhe është aq domethënëse, saqë vjen pavarësisht sfidave të mëdha me të cilat përballet kompania, detyrimeve financiare të trashëguara dhe debitorëve të mëdhenj të qeverisë ndaj NP “Ujësjellës dhe kanalizime” – Shkup .

“Midis borxhlinjve më të mëdhenj të ndërmarrjes me obligime të papaguara mbetet Shërbimi i përbashkëta në Qendrën Klinike Shtetërore në Shkup me borxh prej 124.316.964 denarë, Komuna e Zelenikovës 41.320.352 denarë etj. NP Ujësjellës dhe kanalizim – Shkup, gjithmonë do t’i mbrojë interesat e punëtorëve të saj, si tani ashtu edhe në të ardhmen. “Edhe përkundër sfidave serioze të përmendura, mbrojtja e standardit dhe sigurimi i ujit të pijshëm cilësor mbetet prioriteti ynë”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button