Qeveria e Petkovit sonte do të përballet me votëbesim

Qeveria e kryeministrit bullgar Kiril Petkov do të përballet sonte me votën e mosbesimit nga partia kryesore opozitare e ish-kryeministrit Bojko Borisov, GERB. Ajo fajëson qeverinë për hapat e gabuar në financat publike dhe politikat ekonomike që kanë çuar në inflacion galopant. “Paraqitëm kërkesë për mocion mosbesimi ndaj qeverisë për shkak të dështimit të saj në politikën ekonomike dhe fiskale,” tha liderja e partisë Desislava Atanasova, duke shtuar se GERB kishte kërkuar mbështetje për propozimin nga të gjitha grupet e tjera politike në parlament. Indeksi vjetor i çmimeve të konsumit në Bullgari regjistroi inflacion prej 15.6 përqind në maj, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, rritja më e lartë në çmimet e konsumit që nga viti 2008, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Kiril Petkov deklaroi se ishte optimist për mbijetesën e qeverisë që ai drejton. Që qeveria e Kiril Petkovit të mbijetojë, duhet të ketë 121 nga 240. 42 vjeçari Petkov dhe partia e tij “Vazhdojmë me ndryshime” ishin zgjedhur vitin e kaluar me premtimet për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të futur reforma të thella në shtetin anëtar më të varfër të Bashkimit Evropian. Beteja e ashpër për ndryshim të shpejtë mori taksën e saj të parë pasi një nga katër partitë u tërhoq nga koalicioni qeverisës javën e kaluar, duke e lënë atë me 109 vende në Kuvendin popullor me 240 ulëse. Lideri i partisë populiste Ka një popull të tillë, Slavi Trifonov, përmendi mospajtimet me rishikimin e buxhetit të shtetit të propozuar nga kryeministri, duke e akuzuar atë se e ka çuar vendin drejt falimentimit duke ngritur një borxh të ri.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin se ka injoruar interesat kombëtare të Bullgarisë duke bërë lëshime ndaj Maqedonisë fqinje, që të mund të nisë bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian. Ndërkohë, pesë deputetë janë larguar nga grupi i Trifonovit, por koalicionit qeverisës do t’i nevojiten të paktën shtatë vota të tjera për të siguruar shumicë në parlament nëse dëshiron t’i mbijetojë votimit të mosbesimit.

Komisioni për Politikë të Jashtme në Parlamentin bullgar sot pasdite do të mbajë seancë për të shqyrtuar “propozimin francez” për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Në seancë, siç është paralajmëruar, do të paraqitet “qëndrimi i Ministrisë së Jashtme bullgare për procesverbalin e takimit të përbashkët në përputhje me nenin 12 të Marrëveshjes me Republikën e Maqedonisë së Veriut nga viti 2017, si dhe një paketë dokumentesh të Presidencës me Këshillin e BE-së lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button