Shtatë ambasadorë të rinj në detyrë në Maqedoni

Shtatë ambasadorë, të enjten dhe të premten do të paraqesin letrat kredenciale tek presidenti Gorgje Ivanov. Në këtë grup është edhe ambasadori Petrit Bushati, i cili e zëvendëson Arben Çejkun.

Bushati ka karrierë 11 – vjeçare gazetareske pas dhe ka përvojë në misionet diplomatike të Shqipërisë në Vjenë , Stokholm dhe Uashington .
Ambasadorët e tjerë vijnë nga Britania e Madhe, Kina, Finlanda, Polonia, Letonia dhe Republika e Irlandës.

Në vend të ish-ambasadorit britanik Kristofer Ivon, i cili ishte edhe dekan i korit diplomatik në vend, vjen Edmond Charles Garrett, i cili në diplomacinë britanike është aktiv që nga viti 1987 dhe ka përvojë si përfaqësues britanik në Hong Kong, Nikosia, Bernë dhe Taipei.

Ambasadori i ri i Republikës Popullore të Kinës është një ish- gazetar, Wen Dzhenshun. Ai ka diplomë Master në Akademinë diplomatike në Vjenë dhe ka përvojë në Drejtoratin për Çështje të Evropës Perëndimore në Ministrinë e Jashtme kineze dhe ambasadat kineze në Gjermani dhe Luksemburg.

Ambasadori i ri polak në Maqedoni do të jetë Jacek Stefan Multanovski, i cili ka përvojë në ambasadat në Almaty dhe Tbilisi, si dhe në Ministrinë e Jashtme të Polonisë.

Ambasadori i ri i Finlandës, me qendër në Zagreb, është Timo Rajakangas, ndërsa ambasadori letonez, me qendër në Pragë, është Alberts Sarkanis.

Ambasadori i ri i Republikës së Irlandës , me qendër në Bukuresht, është Gerrard Kor.

Lajme të ngjashme

Back to top button