Në Maqedoninë e Veriut mbi 12 mijë persona merren me peshkim rekreativ, brenda vitit kapen mbi 2 milionë kilogram peshk

Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut janë kapur mbi 2 milionë kilogram peshk, vetëm 1.3 përqind nga peshkimi për re kreativitet, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2021 kapja e përgjithshme e peshkut ishte 2 171 537 kg dhe krahasuar me vitin 2020 është rritur për 4,1%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në ujërat e ëmbël janë kapur 34.4 përqind e peshqve, ndërsa kjo shifër është rritur për 7.9 përqind më shumë se vitin paraprak.

“Prodhimi dhe kapja e peshkut bazohen në prodhimin e akuakulturës, (92.9%), peshkimi komercial është 5.8%, dhe kapja rekreative vetëm 1.3%”, raporton Enti, duke sqaruar që 12 170 persona merren me peshkim rekreative, prej të cilëve vetëm 412 ishin gra.

Raportohet që më së shumti është kultivuar trofta ylber, ndërsa kultivimi më së shumti realizohet në basenet e peshkut, pishina, kanale dhe kafaze.

“Në vitin 2021 janë prodhuar 1 815 000 000 copë vezë dhe të vegjlit me një peshë të përgjithshme prej 132 403 kg”, raportoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button