Deri më 7 korrik të rinjtë nga Maqedonia e Veriut mund të aplikojnë për mbështetje financiare

Agjencia për Rini dhe Sport në bashkëpunim me Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë ka publikuar Konkursin për mbështetjen financiare të të rinjve për pjesëmarrjen rinore, transmeton Portalb.mk.

“Shpërblimi ndahet për tri kategori: kategori individuale (të rinj të moshës 15-29 vite), kategori për të rinjtë e grupeve joformale (më së paku 3 anëtarë) dhe kategori për organizatat rinore, organizatat për të rinj dhe organizatat ombrellë rinore. Shpërblimi ka për qëllim ta njohë dhe ta vlerësojë mundin e të rinjve gjatë adresimit të çështjeve të ndryshme shoqërore”, bëjnë të ditur nga Agjencia.

Kandidatët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut të moshës prej 15 deri 29 vjeç, ndërsa aktivitetet e tyre duhet të ishin realizuar prej prillit të vitit të kaluar deri në majin e këtij viti.

“Nëpunësit shtetëror, personat e emëruar politikisht, personeli i ndërmarrjeve publike dhe/apo liderët e partive politike nuk mund të jenë të nominuar për Shpërblimin për pjesëmarrje rinore”, sqarojnë nga Agjencia, duke saktësuar që aplikimet do të pranohen deri më 7 korrik, në ora 23:00.

Agjencia theksoi që do të refuzohen individët e grupet që lobojnë për subjekte politike, religjioze apo janë për zhvillim profesional personal.

Për çmimin e parë do të ndahen 1 500 euro, ndërsa dy çmimet tjera do të shpërblehen me nga 3 mijë euro. Shpërblimet do të ndahen deri më 12 gusht, në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button