LSDM e Gjorçes kërkon kthimin e Brankos?

Incident është krijuar dje në LSDM në Gjorçe Petrov gjatë mbledhjes partiake, njofton Netpress. Grindje të ashpra ka pasur mes anëtarëve të partisë më të madhe opozitare në këtë lagje të Shkupit, që sipas burimeve të Netpress në LSDM, gjysma kanë kërkuar që dega komunale të marrë qëndrim që në krye të kthehet Branko Cërvenkovski, derisa të tjerët me bindje të plotë kanë mbrojtur qëndrimin që Zoran Zaev duhet të mbetet njeriu i parë i partisë.

Kulmi i të gjithë ngjarjes ka qenë revolti i madh i Ljubica Buralieva, e cila ka qenë në vendin e katërt në listën e LSDM-së në njësinë e dytë zgjedhore dhe e cila ka siguruar vend në Parlament.

Burimet thotë se Buralieva, në mes të grindjes, ka kërkuar nga udhëheqësia e degës së partisë t’i kthehen rreth 10.000 euro, të cilat ajo thotë se i ka shpenzuar për nevojat e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

Buralieva me zë të lartë, thekson Netpress, ka thënë që të paguaj llogaritë për materiale reklamuese dhe shpenzime tjera, ka marrë kredi prej 10.000 euro, të cilin tani duhet t’ia kthejë bankës, ndërsa për shkak të vendimit të Zoran Zaevit deputetët e LSDM-së të mos pranojnë mandatet, ka përfunduar, madje se kot ka marrë kredi!

Lajme të ngjashme

Back to top button