fbpx

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për faturimin e energjisë në veri

Kosova dhe Serbia kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri, ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, transmeton Koha.net.

Marrëveshja për energjinë ishte arritur qysh më 2013, por nuk ishte zbatuar deri më tash. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë.

Në mesin e pikave të marrëveshjes thuhet se ZRRE-ja do të lëshojë një licencë furnizimi dhe do të sigurojë respektimin e kushteve të përcaktuara me licencën e furnizimit, në miratim me kornizën ligjore dhe rregullatorë të Kosovës.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak.

Zv.kryeministri i parë dhe kryenegociatori, Besnik Bislimi, ka thënë se kjo e arritur në Bruksel, do të mundësojë faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të vendit.

“Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin për Implementimin e Marrëveshjes për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button