RMV, Qeveria miratoi Ligjin e ri për mbrojtjen e konsumatorëve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të ministrisë së Ekonomisë sot miratoi propozim Ligjin e ri për mbrojtjen e konsumatorëve. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se sipas këtij ligji do të ketë gjoba deri në dhjetë mijë euro dhe ndalim për ushtrim të veprimtarisë deri në dy vjet për tregtarët që punojnë me praktika të pandershme tregtare, transmeton Portalb.mk.

Me këtë Ligj, sipas ministrit të Ekonomisë ajo që është risi dhe kryesore në këtë zgjidhje të re ligjore është se vendosen, respektivisht u kushtohet vëmendje e veçantë praktikave të padrejta tregtare, praktikave mashtruese dhe praktikave agresive tregtare gjatë shitjes së mallrave dhe shërbimeve, duke përfshirë edhe patundshmëritë, shërbimet digjitale dhe përmbajtjet digjitale, si dhe të drejtat dhe detyrimet.

“Konsumatorët të drejtat e të ciëlve janë shkelur me përdorimin e praktikave të padrejta tregtare, praktikave mashtruese dhe agresive tregtare nga tregtari kanë të drejtën e kompensimit të dëmit që e kanë pësuar, kanë të drejtën e uljes proporcionale të çmimit dhe ndërprerje të kontratës, derisa për tregtarë vijojnë gjoba, sanksione dhe ndalim për ushtrimin e veprimtarisë”, tha Bekteshi.

Për shkeljen e dispozitave nga ky Ligj janë parashikuar edhe gjoba edhe atë:

  • Për mikro tregtarë gjobë në vlerë prej 500 dero 1.000 euro, ndërsa 150 euro për personin përgjegjës;
  • Për tregtar të vogël gjobë në vlerë prej 1.000 deri 2.000 euro, ndërsa 250 euro për personin përgjegjës;
  • Për tregtar të mesëm gjobë në vlerë prej 2.000 deri  5.000 euro, ndërsa 350 euro për personin përgjegjës;
  • Për tregtarët e mëdhenj gjobë në vlerë prej 5.000 deri 10.000 euro, ndërsa 500 euro për personin përgjegjës;
  • Gjobë në vlerë prej 50 euro me kundërvlerë në denarë do t’i shqiptohet personit fizik, respektivisht tregtarit- individ për kundërvajtjen.

Ministri i Ekonomisë gjithashtu njoftoi se në pjesën e sanksioneve kundërvajtëse është parashikuar edhe ndalim i përkohshëm për ushtrimin e veprimtarisë edhe atë në kohëzgjatje prej tre muajve deri në dy vite, nga gjykata kompetente për tregtar të mesëm dhe të tregtar të madh, dhe prej 15 deri 30 ditë për mikro tregtar dhe tregtar të vogël, nga Komisioni për vendimmarrje ndaj kundërvajtjes.

“Nga ana tjetër, për personat përgjegjës te personat juridikë është parashikuar ndalim për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës në kohëzgjatje prej tre muajve deri në një vit, nga gjykata kompetente, ndërsa te tregtari-individ në kohëzgjatje prej 15 deri 30 ditë, nga Komisioni për vendimmarrje ndaj kundërvajtjes”, tha ai.

Ndryshe, Bekteshi njoftoi se sot nga Qeveria është miratuar informacioni për të përpiluar ligj të ri të veçantë Ligjin për praktika jokorrekte tregtare me të cilin do të transponohen tërësisht direktivat për praktika jokorrekte tregtare në marrëdhëniet biznes-to-biznes në zinxhirin e furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore në ligj kombëtar në mënyrë që të rregullohet gjendja nga shfaqja e disbalancit në fuqinë e negocimit mes furnizuesve dhe blerësve të produkteve bujqësore dhe ushqimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button