Keqpërdorimi i AKMIS-it, Apeli e konfirmoi dënimin prej 2.5 vjet burg për ish gjyqtarin Pançevski

Gjykata e Apelit të Shkupit e ka konfirmuar dënimin me burg të ish kryetarit të Gjykatës Penale të Shkupit, Vlladimir Pançevski. Këtë informatë e konfirmuan nga Gjykata e Velesit, ku i akuzuari u gjykua në shkallë të parë. Pançevski u dënua me 2 vjet e gjysmë burg për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, gjegjësisht keqpërdorimit të sistemit elektronik për shpërndarjen e lëndëve të quajtur AKMIS, njofton Portalb.mk.

 29 shtator të vitit të kaluar Gjykata e Apelit në Shkup vërtetoi dënimin në fuqi me burg për Pançevskin, por ndërkohë ka pranuar ankesën për uljen e dënimit nga 3.5 vjet në 2.5 vjet. Ai fillimisht u shpall fajtor nga gjyqtarja Valentina Gjorgjievska për veprën penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare kur si kryetar i gjykatës, në periudhën nga 2013 deri në 2016, sipas aktakuzës për gjithsej 45 raste iu ka ndarë gjyqtarëve të caktuar në dorë lëndë gjyqësore, dhe jo përmes sistemit AKMIS.

Në aktakuzë thuhet se me nënshkrimin e tij i akuzuari ka përcaktuar se cili gjykatës do të punojë në një rast të caktuar. Kjo është në kundërshtim me Ligjin për gjykatat, i cili ndikoi drejtpërdrejt në shpërndarjen e lëndëve. Me veprimet e ndërmarra, i akuzuari ndikoi në lëvizjen e lëndëve, formimin, dorëzimin në punë dhe në gjendjen e menaxhimit të sistemit. Në fjalët e tij përfundimtare, Pançevski tha se aktakuza ishte politike.

Gjatë inspektimit të rasteve kur ishte përfshirë, të pranishmit në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore Veles mund të dëgjonin se përveç rasteve të ish PSP-së “Dhuna në qendër” dhe “Talir” të tjerat ishin për vepra penale – transport emigrantësh, trafik të paligjshëm droge , për keqpëdorim me pozitën zyrtare.

Në dënimi me dy vjet e gjashtë muaj burg duhet të përfshihet edhe paraburgimi, derisa Pançeski ishte në Shutkë, masë e caktuar për sigurimin e pranisë së tij në seancën kryesore. Pançevski ka të drejtë për mjet të jashtëzakonshëm juridik në Gjykatën supreme, por kjo nuk e zvarrit vuajtjen e dënimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button