Shkup, ditët në vijim do të kryhet spërkatja kundër mushkonjave nga toka dhe ajri

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se gjatë ditëve në vijim në territorin e qytetit të Shkupit do të bëhet dezinsektimi nga toka dhe me avion kundër mushkonjave, transmeton Portalb.mk.

Dezinsektimi do të kryhet sipas orarit të mëposhtëm:

  • Dezinsektimi nga toka kundër formave të rritura të mushkonjave do të kryhet nga nesër 22.06.2022, (e mërkurë) deri të shtunën (25.06.2022), në periudhën nga ora 22 deri në orën 03:00 të ditës së nesërme.
  • Dezinfektimi me avion kundër formave të rritura të mushkonjave, nga ana tjetër, do të bëhet më datën 25.06.2022 (e shtunë) dhe më datën 26.06.2022 (e diel), në orët e para të mëngjesit.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë spërkatjen, dezinfektimi do të bëhet në të njëjtën kohë ditën e parë pasardhëse kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme.

Njoftohen bletarët që të marrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button