Osmani: Akoma formalisht nuk e kemi marrë propozimin francez

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, njoftoi se deri tani formalisht nuk e kanë pranuar propozimin francez për zgjidhjen e mundëshme të bllokadës nga ana e Bullgarisë, pasi fillimisht merren mendimet e vendeve anëtare të BE-së, me të cilat siç tha ai janë në komunikim të vazhdueshëm. Në këtë kontekstr, shtpo ai nuk ka mundësi që ndonjë propozim t’ paraqitet Kuvendit ose organeve të tij, transmeton Portalb.mk.

Më tej ai shton se Protokolli i mundshëm, i cili përmendet si dokument tashmë i gatshëm, ndoshta paraqet procesverbal nga mbajtja e Komisionit Ndërqeveritar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që është paraparë në Marrëveshjen e Miqësisë së vitit 2017. Deri më tani është mbajtur vetëm një seancë e këtij Komisioni në vitin 2019 dhe ky procesverbal që është i vetmi Protokoll deri më tani, është i qasshëm për opinionin tashmë tri vite.

“Pra, nuk ka procesverbal të finalizuar për shkak se nuk është mbajtur Seanca e Dytë e Komisionit Ndërqeveritar.
Unë çdo herë i jam përgjigjur pozitivisht ftesave për prezantim në Komisionin e Punëve të Jashtme, megjithëse atje nuk jam ndjerë gjithmonë i mirëpritur dhe as kam gjetur bashkëpunim kur bëhet fjalë për dëgjimin e Ambasadorëve të përzgjedhur”, shkroi Osmani.

Në përputhje me Agjendën, Osmani nënvizoi se së shpejti do të caktohet një datë, ku do t’i prezantojë të gjitha çështjet e politikës së jashtme, dhe ftoi Kryetarin e Komisionit që të caktojë seancën për zgjedhjen e disa Ambasadorëve kryesorë, dërgimi i të cilëve, siç tha ai, pa nevojë është ndalur përmes moscaktimit të seancës së Komisionit për dëgjimin e tyre.

Ndërkohë, propozimi francez për zgjidhjen e kontestit mes Sofjes dhe Shkupit nesër është në rend dite të Komisionit për punë të jashtme në Kuvendin e Bullgarisë. Në takim, siç njofton BGNES, do të prezantohet mendimi i MPJ-së për draft-procesverbalin nga takimi i përbashkët sipas nenit 12 të Marrëveshjes me Republikën e Maqedonisë nga viti 2017 dhe pakoja e dokumenteve të Presidencës së Këshillit të BE-së, gjegjësisht propozimi francez lidhur me procesin e zgjerimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button