Gjykata Kushtetuese nuk ka kuorum të vendosë për reklamat politike me pagesë, iniciuar nga Pavle Trajanov

Gjykata Kushtetuese sot mbajti seancën e 19-të në të cilën vendosi të shtyhet seanca për iniciativën e parashtruesit Pavle Trajanov lidhur me reklamat politike me pagesë në media, transmeton Portalb.mk.

Pas prezantimit të raportit për iniciativën nga gjyqtari Naser Ajdari, si dhe deklaratave të gjyqtarëve Darko Kostadinovski dhe Osman Kadriu, gjykata vendosi që lënda të tërhiqet nga seanca e sotme, duke konstatuar se është iniciativë komplekse që kërkon përbërje të plotë për vendim.

“Duke pasur parasysh se është e qartë se nuk do të merret numri i duhur i votave, propozimi im është që kjo lëndë të tërhiqet nga seanca e sotme dhe të vendosim kur të jemi në përbërje të plotë”, kërkoi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska.

Sipas parashtruesit të iniciativës, dispozitat e Kodit Zgjedhor, të cilat rregullojnë çmimet e reklamave politike me pagesë në media dhe mënyrën e pagesës së mjeteve, favorizojnë katër parti politike, gjë që rrezikon drejtpërdrejt pluralizmin politik.

Në iniciativë theksohet se në këtë mënyrë diskriminohen kandidatët që kanë bindje të ndryshme politike dhe ua privon atyre qasjen e barabartë në media, si dhe në mjetet nga Buxheti që janë ndarë për këtë qëllim. Parashtruesi i iniciativës konsideron se dispozitat e kontestuara ligjore e rrezikojnë parimin themelor kushtetues të barazisë dhe se ato dispozita sjellin disproporcion në konkurrencën politike.

Në seancën e sotme u miratua rendi i ditës, i cili kishte edhe dy nisma të tjera, si dhe procesverbalin nga seanca e kaluar, e 18-të e Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i Lidhjes Demokratike dhe deputeti Pavle Trajanov iniciativën në Gjykatën Kushtetuese e ka dorëzuar më pesë janar të këtij viti me të cilën kërkohet shfuqizimi i dispozitave të Kodit Zgjedhor me të cilat, siç tha ai, lejohet qëndrimi sistematik apo monopol i katër partive – LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe Aleanca e Shqiptarëve, gjatë procesit zgjedhor,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button