Dy vite vonohet ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup, Vardari mbetet i ndotur

“Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza për Shkupin do të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm” është titulli i tekstit të Meta.mk i publikuar më 27 nëntor 2019 lidhur me realizimin e projektit kapital që duhet të zgjidhë problemin e ndotjes së ujit në lumin Vardar në kryeqytet. Nga fundi i vitit 2019 e deri më sot gjetëm të paktën disa premtime nga autoritetet me afate të dhëna se kur do të fillojë ndërtimi i këtij objekti në afërsi të fshatit Trubarevë, i cili duhet të zgjidhë problemin me trajtimin e ujërave të zeza që pandërprerë derdhen në lumin Vardar të mbi 500.000 banorëve të kryeqytetit, transmeton Portalb.mk.

Verën e vitit 2020 është shpallur procedura për parakualifikim për përzgjedhjen e kontraktorit më të favorshëm për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup. Në maj të vitit 2020, NP “Ujësjellës kanalizime” – Shkup premtoi se ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza është planifikuar të fillojë deri në fund të vitit 2021.

Në tetor 2020, nga ndërmarrja njoftuan se ka skaduar afati për dorëzimin e aplikacioneve për parakualifikim për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, gjatë së cilës ishin dorëzuat 12 aplikime nga kompani apo konsorciume të interesuara për ndërtimin e një objekti kapital në vlerë prej 136 milionë euro.

Një vit më vonë, afati i sapocaktuar për fillimin e ndërtimit u shkel. Nga Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në mars të vitit 2021 për Meta.mk informoi se termocentrali do të fillojë me ndërtimin në qershor të vitit 2022 sepse deri atëherë do të duhej të zgjidhej ofertuesi më i favorshëm për ndërtimin e objektit kapital. Tashmë në dhjetor 2021 nga e njëjta ministri morëm përgjigje se fillimi i ndërtimit do të jetë në gusht 2022.

“Nënshkrimi i marrëveshjes është planifikuar për në gusht të vitit 2022”, tha në atë kohë Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Premtimi i fundit erdhi në mars të këtij viti, kur u hapën tenderët për projektimin dhe ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në hapësirat e NP “Ujësjellës kanalizime” – Shkup, ku dy kompani u kualifikuan në fazën e dytë të tenderit. Më pas u njoftua se ndërtimi do të fillonte gjatë vitit 2022.

“Nëse deri më tani ujërat e zeza shkonin direkt në Vardar, duke ndotur me vetëdije mjedisin dhe shëndetin publik, tani më në fund do të kemi mundësi të veprojmë aktivisht, të ndryshojmë gjërat dhe t’i japim fund ndotjes së lumit Vardar”, tha atëherë kryetarja e Shkupit Danela Arsovska.

Meta.mk ditëve të fundit i dërgoi pyetje Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor dhe NP “Ujësjellës dhe kanalizime” – Shkup lidhur me ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup. Përgjigje morën vetëm nga Ndërmarrja Publike e Shkupit, por me afat të ri për fillimin e punëve ndërtimore – në vitin 2023.

Nga NP “Ujësjellës dhe kanalizime” – Shkup thonë se procedura e vlerësimit teknik dhe financiar të ofertave të pranuara në tender është duke u zhvilluar dhe për këtë procedurë është paraparë një periudhë prej 3 deri në 6 muaj dhe e njëjta akoma është në rrjedhë.

“Bazuar në planin aktual të punës, deri në fund të vitit 2022 duhet të përfundojë përzgjedhja e kontraktorit më të volitshëm për projektimin dhe ndërtimin e Impiniatit për trajtimin e ujërave të zeza (ITUZ) – Shkup. Ndërtimi pritet të fillojë në vitin 2023, ndërsa vënia e plotë në punë e stacionit duhet të jetë në vitin 2028. Në këtë periudhë disavjeçare, krahas kryerjes së aktiviteteve ndërtimore, është paraparë edhe periudha e testimit për funksionalitetin e stacionit, si dhe periudha për trajnimin e stafit”, thonë për Meta.mk nga NP Ujësjellësi dhe kanalizim”-Shkup.

Ndryshe, Portalb.mk dhe Meta.mk tashmë bëri reportazh për gjendjen me ujërat e lumit Vardar në rajonin e Shkupit. Me ekspert nga Qendra për Shëndet Publik-Shkup ishim në disa lokacione ku derdhet ujë i ndotur i papastruar në lumin Vardar, por edhe ku hidhen mbeturina në lumë dhe traktorët sjellin fekale për shkarkim në ujin e lumit. Pastaj kemi shkruar se prej vitesh analizat e ujërave të lumit Vardar tregojnë se bakteriologjikisht janë në kategorinë e katërt më të lartë të ndotjes, ndërsa kimikisht mund të ndodhë që ujërat e lumenjve të jenë ndërmjet kategorisë së katërt dhe të pestë të ndotjes në varësi të stinës dhe niveli i ujit.

Atëkohë morëm shpjegim se Shkupi është i vetmi kryeqytet në Evropë që nuk ka ndërtuar impiant për trajtimin e ujërave të zeza. Gjithashtu, zgjidhja e vetme për përmirësimin e cilësisë bakteriologjike dhe kimike të ujërave të lumit Vardar, e cila do të mundësonte ripërdorimin e sigurt të ujit të lumit për ujitje të sipërfaqeve bujqësore përgjatë Povardarit, është ndërtimi i impiniatit në Shkup.

Njëkohësisht, ndërtimi i këtyre objekteve për mbrojtjen nga ndotja e ujërave është detyrim që kanë të gjitha vendet anëtare të BE-së për vendbanimet me më shumë se 15 mijë banorë. Nëse duam të bëhemi anëtare të Bashkimit Evropian, atëherë ndalimi i ndotjes së ujit duhet të jetë detyra jonë jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit, por është edhe një nga kushtet për përparimin tonë në integrimet evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button