Propozimi francez për Sofjen dhe Shkupin sot në rend dite të Komisionit parlamentar në Bullgari

Propozimi francez për zgjidhjen e kontestit mes Sofjes dhe Shkupit sot është në rend dite të Komisionit për punë të jashtme në Kuvendin e Bullgarisë. Në takim, siç njofton BGNES, do të prezantohet mendimi i MPJ-së për draft-procesverbalin nga takimi i përbashkët sipas nenit 12 të Marrëveshjes me Republikën e Maqedonisë nga viti 2017 dhe pakoja e dokumenteve të Presidencës së Këshillit të BE-së, gjegjësisht propozimi francez lidhur me procesin e zgjerimitm, transmeton Portalb.mk.

Në të njëjtën kohë, nga MPJ bullgare për mediat atje informoi se çështja për fillim të negociatave të RMV-së për anëtarësim në BE fare nuk është ngritur në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së që u mbajt dje në Luksemburg.

Ministrat e jashtëm evropianë diskutuan agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke u fokusuar në sigurinë ushqimore, marrëdhëniet e BE-së me Egjiptin, situatën në Afrikën e Jugut dhe veçanërisht në Etiopi.

Këshilli diskuton situatën ushtarake në Ukrainë dhe ndërprerjet e furnizimit të rregullt me ​​grurë dhe ushqime të tjera nga vendi, gjë që kërcënon drejtpërdrejt sigurinë ushqimore në nivel global. Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell prezantoi Planin aksional të BE-së për të adresuar pasojat gjeopolitike për vendet e treta të agresionit rus kundër Ukrainës. Plani bazohet në qasjen e ekipit të Evropës dhe merr parasysh sfidat specifike të partnerëve në pjesë të ndryshme të botës. Theks i veçantë i kushtohet masave të ndihmës afatshkurtër dhe afatgjatë për vendet e Partneritetit Lindor, veçanërisht Moldavinë dhe Gjeorgjinë, si dhe për vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, të cilat janë më të prekura nga rezervat e bllokuara ushqimore.

Në takim u shpreh mbështetje për Greqinë për shkeljen e sovranitetit të Turqisë mbi ishujt grekë në detin Egje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button