MPB paralajmëron për rreziqet nga zjarret: Mos digjen plehra, kashtë në fusha dhe të mos hidhen djegie të pashuara

Pas shfaqjes së temperaturave të fundit dukshëm më të larta dhe paralajmërimeve se në ditët në vijim do të rriten edhe më shumë,  në masë të madhe janë rritur edhe potencialet pë rrezikshmëritë e mundshme për zjarre. Sidomos për faktin se ka lëvizje të dukshme në fusha, por edhe në pyje, paralajmërojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

Nga atje bëjnë thirrje për kujdes gjatë lëvizjes në fusha dhe nëpër pyje, të mos digjen mbeturina, kashtë në fusha dhe të mos hidhen djegie të pashuara.

“Përveç kësaj, udhëzohen ata që qëndrojnë në vendet e piknikut të përmbahen nga ndezja e zjarrit, të cilët mund të ndizen shpejt dhe të përhapen përreth, duke shkaktuar kështu pasoja materiale dhe të tjera të përmasave të paimagjinueshme. Gjithashtu, në ambient të hapur të mos lihen shishe qelqi apo objekte të tjera, të cilat të ekspozuar në diell për kohë të gjatë mund të shkaktojnë zjarr”, shtuan nga MPB.

Ata njoftojnë se nëse qytetarët nuk respektojnë këto thirrje dhe rekomandime, do të përballen me sanksione të rrepta ligjore, përkatësisht akuza dhe mund të dënohen me burgim nga 6 muaj deri në 8 vjet, varësisht nga lloji i zjarrit dhe rrethanat dhe pasojat e tjera.

“MPB-ja këtë muaj po merr intensivisht masat parandaluese dhe të tjera të koordinuara me grupet këshilluese të qytetarëve, komunitetet lokale dhe urbane, për të përballuar në kohë shkaqet e mundshme të zjarreve dhe në koordinim me institucionet dhe shërbimet e tjera, kontrollin e planifikuar. Aktivitetet do të intensifikohen”, porositi MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button