Thaçi – mjekëve: Ju kujdesuni për pacientët, unë kujdesëm për ju

Ju kujdesuni për pacientët e unë do të kujdesëm për juve. Kështu u ka thënë mjekëëve, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, që në ditën e parë të fushatës zgjedhore ka vizituar Spitalin e Gjakovës.

Ai ka premtuar dyfishim buxheti për shëndetësinë. Thaçi tha se shëndetësia në mandatin e ardhshëm do të jetë prioritet i PDK-së dhe se angazhimi në këtë sektor duhet të jetë i gjithanshëm.

Thaçi ka shpalosur edhe pikat për shëndetësi të Misionit të Ri.
“Unë në mandatin e ardhshëm qeverisës do t’i kushtoj rëndësi të veçantë vazhdimit të reformimit të sistemit shëndetësor që do të konsistojë në riorganizimin e sistemit të shërbimeve shëndetësore dhe themelimin e sistemit të ri të financimit të shërbimeve shëndetësore. Po ashtu do të funksionalizojmë skemën e obligueshme publike të sigurimeve shëndetësore që do të sigurojë financim më të përshtatshëm për konsolidimin dhe modernizimin e shërbimeve shëndetësore që do të marrin qytetarët”, pohoi Thaçi.

Lideri i PDK-se shtoi se do të ketë investime të mëdha në infrastrukturën shëndetësore e po ashtu do të nxiten investime nga fonde private përmes partneritetit privat-publik, ndërsa u zotua edhe për rritje rrogash. / Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button