Rusia paralajmëroi anëtaren e NATO-s për ‘bllokadën’ e mallrave në Kaliningrad

Të hënën më 20 qershor, Rusia paralajmëroi Lituaninë, e cila është njëkohësisht edhe anëtare të NATO-s se nëse transiti i mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik nuk rivendoset me shpejtësi, atëherë Moska do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj kombëtare, raportoi REL.

Ministria e jashtme ruse thirri në takim ambasadorin lituanez në Moskë, ndërsa Kremlini u shpreh se situata ishte mjaft serioze.

“Situata është tepër serioze”, – deklaroi zëdhënësi për mediat i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Ky vendim është i paprecedentë. Është shkelje e çdo marrëveshjeje.”

Të premten, më 17 qershor autoritetet lituaneze i bënë të ditur rajonit rus të Kaliningradit se do të bllokonin importin dhe eksportin e një numri të madh mallrash që kalonin në rrugë hekurudhore për shkak të sanksioneve perëndimore.

Kaliningradi, shtëpia e flotës ruse të Balltikut dhe një vend vendosjeje për raketat Iskander me aftësi bërthamore – është i vendosur në brigjet e Balltikut midis Lituanisë dhe Polonisë, të dyja anëtarë të NATO-s, dhe nuk ka kufi tokësor me Rusinë.

Guvernatori i rajonit, Anton Alikhanov tha të premten se bllokada do të prekë mes 40 për qind deri në 50 për qind të produkteve që importohen dhe eksportohen nga Rusia përmes Lituanisë.

“Lituania nuk po bën asgjë të çuditshme në Kaliningrad dhe nuk është hera e parë që këto akuza vijnë nga Rusia. Sanksionet thjesht kanë hyrë në fuqi më 17 qershor dhe ne po i zbatojmë sipas udhëzimeve të Komisionit”.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, në margjinat e këshillit të punëve të jashtme në Luksemburg në lidhje me ‘bllokadën’ e enklavës ruse. “Jo të gjitha mallrat janë prekur nga sanksionet, rreth 50 për qind janë në listën tonë të tranzitit”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button