Deputetët e LSDM-së dorëzuan dorëheqjet në Kuvend

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas nënshkrimit të dorëheqjeve nga ana e deputetëve tha se nuk di kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi siç tha, “derisa VMRO-DPMNE është në pushtet nuk mund të bëhen parashikime”. 

Ai konfirmoi se 33 deputetët e LSDM-së kanë deponuar dorëheqjet dhe ka shfaqur shpresën se atë do e bëjë edhe Roza Topuzovska- Karevska.

Zaev ka shtuar se gjitha partitë opozitare kanë ndërtuar platformë për veprim jashtë-institucional dhe se së shpejti do të harmonizohen në platformë të përbashkët të Unionit opozitar. Ai me këtë rast ka përsëritur edhe kërkesat për qeveri teknike e cila do të organizonte zgjedhje të reja.

Lajme të ngjashme

Back to top button