Në takimin e Luksemburgut, Kosova mori mbështetje për vizat nga Austria dhe Sllovenia

Ministri i Punëve të Jashtme në Austri, Alexander Schallenberg, ka bërë të ditur se janë pro liberalizimit të vizave për Kosovën, raporton KlanKosova.

“Po ashtu, Bosnjën e cila qysh më 2016, ka aplikuar për ta marrë statusin e vendit kandidat. Kemi situata të ndryshme, por  duhet të dërgojmë sinjale të qarta .Ballkani Perëndimor është në oborrin e brendshëm të BE-së. Ne duhet ta kuptojmë se Rusia ka potencial destabilizimi përtej Ukrainës. Jo vetëm në Donbas e Mariupol por edhe në Republikën Srpska e tutje”,ka thënë Schallenberg.

Këtë ai e deklaroi të hënën në Luksemburg në një takim me përfaqësuesit  e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Pos Austrisë, liberalizimin e vizave e kërkoi ditë më parë edhe Sllovenia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button