Prej nesër shira dhe temperatura më të ulëta

Reshje të rrëmbyeshme lokale dhe mbi 20 metra në litër katror, paralajmëron Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Shiu do ta përfshijë Maqedoninë natën midis të enjtes dhe të premtes, në periudhë prej 12 orëve.

Nën ndikimin e valës së lagësht nga Mesdheu, moti nesër dhe pasnesër do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, në pjesët jugore të shoqëruara me vetëtima. Temperaturat dukshëm do të bien dhe të premten do të sillen prej 16 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa më pas do të kenë rritje të vogël.

Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe reshje lokale të shiut me intensitet më të vogël dhe me pak vetëtima. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore mesatare vende-vende e përforcuar.

DPHM paralajmëron në rast të zbrazjeve elektrike të mos qëndrohet në hapësira të hapura dhe para drunjve të veçuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button