Procesi i shërbimeve administrative digjitale në Maqedoni po ecën ngadalë

Edhe pse procesi i shërbimeve elektronike filloi vite më parë, progresi ka qenë modest deri në mesatar. Në fillim të vitit të kaluar ishin rreth 150 shërbime elektronike të ofruara plotësisht, ndërsa në momentin e shkrimit të këtij materiali ka 184 shërbime të tilla nga mbi 1300 sipas katalogut dhe mbi 800 që janë përcaktuar nga shteti për t’u vendosur në portali qeveritar. Kjo, ndër të tjera, thuhet në Raportin e Metamorfozis për reformat në administratën publike, me titull: “Administrimi” me administratën – parakusht kyç për reformat, i cili përshkruan gjendjen e procesit të reformave nga viti 2021, deri më 31 mars 2022, shkruan Vërtetmatësi.

Gjatë janarit dhe shkurtit 2022 janë mbajtur një sërë takimesh ndërmjet autoriteteve në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, siç është takimi i 7 shkurtit me përgjegjësit e Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë (DULA), në të cilin në fokus ishte “digjitalizimi i shërbimeve dhe përmirësimi i procesit”. Në këtë takim, ministri i Shoqërisë Informatike dhe drejtori i DULA konkluduan që “të formohen grupe punuese që do të analizojnë gjendjen aktuale dhe të ndërmerren veprime të mëtutjeshme për arritjen e qëllimeve”.

Sa i përket gjendjes aktuale me shërbimet që ofron DULA, nuk ka dyshim se duhet të diskutohet, na thanë ekspertët. Sipas tyre, disa nga ato shërbime që duhet të funksionojnë në mënyrë elektronike, funksionojnë me cilësi më të ulët se dy vite më parë, për shembull, ndërsa arsyeja nuk dihet saktësisht. Megjithatë, zëvendësja e Avokatit të Popullit, e cila konfirmoi se kanë shumë ankesa për shërbimet e DULA, së fundi përshkroi saktësisht arsyen e mundshme edhe për DULA, edhe në përgjithësi, për institucionet e tjera shtetërore:

Kam një kohë të gjatë që punoj në AP dhe mund të them se jam një nga themeluesit e këtij institucioni dhe për fat të keq mund të them që edhe pas 25 vitesh të AP, institucionet shtetërore nuk kanë kulturë të respektimit të të drejtave të njeriut. Ata nuk janë të vetëdijshëm se duhet të jenë shërbim për qytetarët, e jo pronarë të të drejtave të tyre(Suzana Saliu – TV “Telma” / Programi i mëngjesit – 09.03.2022)

Në raportin e fundit të BE-së 2021 në pjesën për shërbimet e administratës thuhet se e-portali kombëtar është duke u përmirësuar, gjë që është inkurajuese, por edhe se institucionet shtetërore “duhet të tregojnë përkushtim më të madh për ofrimin e shërbimeve përmes e-portalit kombëtar”. Në të njëjtën kohë, theksohet se nuk ka përparim në shumë fusha:

“Përdorimi i nënshkrimeve elektronike për shërbimet për qytetarët dhe kompanitë është rritur në mënyrë modeste. Korniza e ndërveprueshmërisë është rritur në vëllim, por kërkon vullnet politik dhe financim për të arritur potencialin e tij të plotë. Shumë shërbime kyçe bazë, si dhënia e pasaportave, patentë shoferëve, certifikatave të shkollës, regjistrimi i automjeteve, janë vonuar ndjeshëm dhe kanë shkaktuar pakënaqësi te qytetarët”.

Sipas ekspertëve nga fokus grupi, mund të ndahen tre lloje problemesh. I pari është nënshkrimi elektronik, i cili tashmë është i shtrenjtë edhe për personat juridikë (përmes KIBS-it kushton 3.500 denarë). Problemi i dytë është ndryshimi i ligjeve dhe ngadalësimi i atij procesi, i cili shpeshherë varet nga Kuvendi i RMV-së. I treti është inercia e vetë administratës dhe interpretimi i dyfishtë i ligjeve, ndaj, edhe pse sipas ligjeve kryesore për digjitalizimin, ato të vitit 2019, edhe sipas LZA, dokumenti elektronik duhet të jetë i vlefshëm, ai njihet vetëm diku, ndërsa diku kërkohen disa procedura fizike shtesë në sportele ose në arkiva. Sipas një eksperti tjetër, edhe tani nënshkrimi elektronik i lëshuar nga KIBS-i nuk është shumë i shtrenjtë për individët, por gjithsesi i gjithë procesi duhet të bëhet nga Regjistri i vetëm kombëtar i popullsisë. Supozimi i ekspertit është se nuk ka kapacitet për këtë, kështu që ky proces i është besuar BPRM-së.

Sa i përket nënshkrimit elektronik, MSHIA po zhvillon bisedime me kompaninë MASTERCARD me çka kërkohen zgjidhje më të thjeshta dhe më të shpejta për këtë roblem, duke përmendur jozyrtarisht dhënien apo sponsorizimin e mijëra nënshkrimeve elektronike të individëve për përshpejtimin e procesit.

Edhe pse ky proces i shërbimeve elektronike ka nisur vite më parë, progresi është modest, deri në mesatar. Në fillim të vitit të kaluar ishin rreth 150 shërbime elektronike të ofruara plotësisht, ndërsa në momentin e hartimit të këtij raporti numërohen 184 shërbime të tilla nga mbi 1300 sipas katalogut dhe mbi 800 që janë përcaktuar nga shteti për t’u vendosur në portalin qeveritar. Shembuj të mirë janë shërbimet digjitale që ofron gjyqësori, të cilat aktualisht janë ndër më të kërkuarat – vërtetimet për mosdënim apo vërtetimet se nuk ka ndalim administrativ nga gjykata për të kryer ndonjë veprimtari.

Pak ditë para fundit të marsit 2022, zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevskideklaroi se për këtë vit janë planifikuar rreth 40 shërbime të reja:

“Për momentin në zhvillim janë 43 shërbime të cilat pritet të publikohen në portal në periudhën qershor-shtator 2022. Në kuadër të këtij projekti është duke u zhvilluar edhe Regjistri i regjistrave, në të cilin do të ruhen të dhënat për regjistrat e të gjitha institucioneve shtetërore, pavarësisht nëse janë të digjitalizuara. Gjithashtu janë prokuruar pajisje për 11 klientë të komunikimit, me të cilët do të lidhen 11 institucione të reja në platformën e ndërveprueshmërisë”.

Shërbime digjitale të pushtetit lokal

Si proces që pritet të vijë është rritja e volumit të shërbimeve digjitale të ofruara nga komunat, gjegjësisht vetëqeverisjes lokale. Tani për tani kjo po ndodh në mënyrë josistematike, në disa komuna si pilot projekt i mbështetur nga fondet ndërkombëtare, ndërsa vetë komunat përfshihen shumë ngadalë. Nëpërmjet bashkësive të vetëqeverisjes lokale – BNJVL ofrohen një pjesë shumë të vogël e shërbimeve, për shembull, dhënien e lejeve për ndërtim. Në disa komuna problem janë edhe stafi dhe financat. Por në komunat e tjera, si në qytetin e Shkupit, ku pushteti lokal ka buxhet prej qindra milionë eurosh, thjesht ekziston inercion.

Disa ekspertë mendojnë se nuk bëhet fjalë gjithmonë për probleme stafi apo financiar, por për inerci për disa arsye dhe njëra prej tyre mund të jetë e natyrës korruptive, gjegjësisht mosgatishmëria për t’u liruar nga fuqia për zgjidhje arbitrare e shërbimeve të qytetarëve “në sportel”.

Tashmë është përmendur ndihma e organizatave joqeveritare, siç është e “Metamorfozis”, e cila punon me vetëqeverisjen lokale për digjitalizimin e të dhënave që kanë komunat, të cilat duhet të shndërrohen në grupe të dhënash digjitale dhe të vendosen në portalin të dhëna të hapura, por me këtë edhe të përmirësohet dhe të arrihet digjitalizimi i plotë i administratës komunale e cila në fund të fundit duhet të rezultojë në sa më shumë shërbime elektronike.

Përshpejtimi i procesit të e-shërbimeve të komunave, sipas ekspertëve, mund të ndodhë edhe nëse përdoret portali qendror E-shërbime, për të cilin ka mundësi teknike, pra nuk ka ndonjë pengesë të veçantë dhe nuk duhet të presin digjitalizimin e plotë të administratës së vetë komunave dhe modernizimin e portaleve të tyre.

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button