Ja dyshet e balotazhit për Ligën e dytë

Sot në lokalet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), u bë tërheqja e shortit për formimin e dysheve të balotazhit për kompletimin e Ligës së Dytë.
Skuadra e Zajazit nga Kërçova do të përballet me Mlladostin, kumanovarët e Gobleni do të ndeshet me Kozhufin e Gjevgjelisë, ndërsa Vëllazërimi i Kërçovës për kundërshtar do të ketë Pobeda Juniorin nga Prilepi. Dyshen e fundit e përbëjnë Vardari i Negotinës dhe Bellasica.

Ndeshjet e balotazhit janë paraparë të zhvillohen më 31 maj me fillim në orën 16:00. / Portalb

Duelet e balotazhit për Ligën e Dytë:
Kozhufi – Gobleni
Zajazi – Mlladosti
Pobeda Junior – Vëllazërimi,
Vardar Negotino – Bellasica

*Stadiumet ku do të luhen ndeshjen do të përcaktohen më vonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button