Standard: Nëse propozimi francez kalon në Sofje, Këshilli për çështje të përgjithshme i BE-së do ta miratojë kornizën negociuese

Nëse Sofja sonte i përgjigjet pozitivisht propozimeve të presidencës franceze për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nesër Këshilli për çështje të përgjithshme i BE-së pritet të miratojë kornizën negociuese dhe dokumentet shoqëruese për Shkupin dhe Tiranën, ndërsa në Samitin për Ballkanin Perëndimor të enjten të caktohen datat për fillimin e negociatave, raporton gazeta “Standard”, transmeton Portalb.mk.

E përditshmja kujton se përfaqësuesit e përhershëm diplomatik të vendeve anëtare të BE-së do të takohen sonte në Luksemburg për të diskutuar të ashtuquajturin “propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën për anëtarësim në Union, gjatë së cilit qëndrimi i Bullgarisë për kornizën negociuese të propozuar nga Franca si kryesuese e BE-së pritet të prezantohet nga Komisioni për punë të jashtme në Parlamentin popullor bullgar pasi Qeveria në Sofje më 15 qershor vendosi që të gjitha vendimet për mosmarrëveshjen me vendin t’ua lërë deputetëve bullgarë.

“Standard” pretendon se në propozimin e dorëzuar të presidencës franceze dhe të institucioneve evropiane, shumica e kërkesave të Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut janë pranuar dhe janë përfshirë në kornizën negociuese.

“Ndryshimi në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut do të sigurojë respektimin e të drejtave të bullgarëve në vend dhe Komisioni Evropian do të monitorojë procesin, i cili përfshin edhe diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes,” shkruan gazeta.

Në ndërkohë, nënkryetari i Kuvendit të Bullgarisë dhe ish-ministri i Punëve të jashtme, Christian Vigenin, vlerësoi se propozimi francez është zgjidhja më e mirë e ofruar që nga viti 2019 e deri tani.

Vigenin mbrëmë për Nova TV tha se propozimi për herë të parë përmban pothuajse të gjitha çështjet që Bullgaria i konsideron problematike, lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Ka mekanizëm monitorues që do të ndjekë këto çështje. Lidhur me bullgarët atje, është gjetur zgjidhje që mendoj se është më e mira”, tha Vigenin, i cili është anëtar i Partisë socialiste bullgare.

Megjithatë, sipas tij, vendimi për tërheqjen e vetos bullgare ndaj vendit nuk duhet të merret vetëm nga Kuvendi, por duhet një debat më i gjerë publik.

Kujtojmë se hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohet nga Bullgaria. Dy vendet raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button