KRrE këtë javë duhet të miratojë ndryshimet në tarifën e re të çmimit të energjisë elektrike

Deri në fund të kësaj jave, Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) duhet të miratojë ndryshimet në sistemin tarifor për llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike nga furnizuesi universal, transmeton Portalb.mk.

Me sistemin e ri tarifor do të vendosen katër bllok-tarifa që do të vlejnë vetëm për tarifën e lartë ditore, gjegjësisht për rrymën e shtrenjtë. Sipas tarifës së re, parashikohet që në bllokun e parë të jenë konsumatorët që konsumojnë deri në 210 kilovat orë energji elektrike, në bllokun e dytë nga 211 në 420 kilovat orë, në bllokun e tretë nga 421 në 630 kilovat orë dhe në bllokun e katërt mbi 630 kilovat/orë energji elektrike.

Bllok-tarifat e reja do të vlejnë për të gjithë qytetarët, ndërsa sipas njoftimeve të kreut të KRRE-së, Marko Bislimoski, ata që shpenzojnë më shumë do të kenë çmim të garantuar për bllokun e parë, çmim të garantuar për bllokun e dytë dhe çmim të garantuar për bllokun e tretë.

“Nëse në tarifën e shtrenjtë keni shpenzuar 650 kilovat orë, 210 kilovat orë janë të garantuara me çmimin e bllokut të parë, nga 210 në 420 me çmimin e bllokut të dytë, nga 420 në 630 me çmimin e bllokut të tretë dhe vetëm 20 kilvat orë, gjegjësisht dallimi na 630 deri në 650 kilovat orë do ta paguani me çmim për çerek blloku”, sqaroi së fundmi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

Më së voni deri të premten, më 24 qershor, KRRE duhet të dorëzojë ofertë në tenderin për furnizim të furnizuesit universal të energjisë elektrike për nevojat e tregut të rregulluar. Pritet që KRRE të dorëzojë ofertë për humbjet e energjisë elektrike në rrjetin që kanë MEPSO dhe Elektrodistribucija.

MEPSO dhe Elektrodistribucija tashmë kanë dorëzuar kërkesë në KRRE për rritjen e pjesës së tyre në çmimin e energjisë elektrike për 60 deri në 80 për qind.

Nga çmimi që do të ofrojë KRRE do të varet se sa rritje çmimi do të kërkojë furnizuesi universal “EVN Home”, ndërsa pikërisht pjesa e furnizuesit universal më së shumti ndikon në çmimin me të cilin qytetarët do të paguajnë energjinë elektrike pas 1 korrikut të këtij viti. 

KRRE vitin e kaluar ofroi çmim prej 41 euro për megavat orë për 100 për qind të nevojave të “EVN Home” dhe mbulim të plotë të humbjeve në rrjetin që kanë MEPSO dhe Elektrodistribucija.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button