Një 26-vjeçar nga Tetova është kapur pasi ka vjedhur 6 motoçikleta

Më 19.06.2022 rreth orës 12:10 në Tetovë, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë kanë zbardhur gjashtë vjedhje të motoçikletave dhe kanë arrestuar V.N (26) nga Tetova, transmeton Portalb.mk.

“Ai dyshohet se muajin e kaluar dhe këtë muaj ka sekuestruar ilegalisht gjashtë motoçikleta, tre prej të cilave iu gjetën në banesë. Motoçikletat e gjetura u janë kthyer pronarëve, ndërsa kundër V.N. do të vijojë parashtrim përkatës sipas neneve 235 dhe 236 të Kodit Penal”, njoftuan nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button