Atletico e mrekullive rrezikon të shpërbëhet!

Atletico Madrid ishte padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni futbollistik që sapo lamë pas. Fitorja e La Ligas pas plotë 18 vjetësh ishte një arritje e jashtëzakonshme për Los Colchoneros dhe nëse Sergio Ramos vetëm pak sekonda para fundit nuk do të kishte shënuar atë gol ata do të ishin shpallur edhe kampionëve Europe për të parën herë herë në historinë e tyrë.

Megjithatë cdo e mirë e e ka edhe një të keqe pasi Atletico mund të humbasë një pjesë të madhe të futbollistëve që patën një rol kyc në suksesin e bardhekuqëve. Los Colchoneros nuk janë një superfuqi nga ana ekonomike dhe duke ditur këtë fakt klubet më të mëdha europiane kanë hedhur sytë grupi i lojtarëve që këtë sezon hyri në histori.  E nisim nga Thibaut Courtois, portieri belg ishte pranë rinovimit me kampionët e Spanjës, megjithatë forma e tij ka bindur Joze Mourinhon që po kërkon ta rikthejë atë në Stamford Bridge.

Megjithatë 22-vjecari nuk dëshiron të shndërrohet në një rezervë te blutë e Londrës dhe kjo është e vetmja gjë që të bën të mendosh se klubi londinez do ta rinovojë edhe për një tjetër sezon huazimin e tij te Atletico. Një tjetër lojtar I rëndësishëm që mund të largohet nga madrilenët është sulmuesi Diego Costa. Chelsea është jashtëzakonisht I interesuar për të marrë shërbimet e 25-vjecarit dhe me shumë mundësi braziliani me pasaportë spanjolle do të jetë lojtari I parë që do të largohet nga Los Colchoneros.

Por blutë e Londrës nuk kërkojnë të transferojnë në Stamford Bridge vetëm Costën pasi sipas mediave spanjolle ata tashmë kanë arritur një akord me mesfushorin portugez Tiago që ka qenë pjesë edhe Chelsea edhe më parë. Edhe Koke është me valixhe në duar. Talenti I Atleticos pëlqehet nga klubet më të mëdha të Europës dhe trajneri Diego Simeone do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë ta bindë të qëndrojë te skuadra bardhekuqe. Bayern, Barcelona por edhe Manchester United e Chelsea kanë shfaqur interes për mesfushorin 22-vjecar. Një nga pikat më të forta të Atleticos në këtë sezon ka qenë padyshim mbrojtja dhe si Filipe Luis ashtu edhe Miranda, Godin e Juanfran kanë marrë shumë oferta këto ditët e fundit.

Për Mirandën, Barcelona është e gatshme të ofrojë 20 milionë euro edhe pse Atletico për largimin e tij ka vendosur një klauzolë në kontratën e mbrojtësit që kap vlerën e 30 milionë Eurove. Diego Godin u shndërrua në hero me golin që shënoi në Camp Nou përballë Barcelonës pëlqehet nga Bayerni I Mynihut me Pep Guardiolën që është I gatshëm ti ofrojë Atleticos 20 milionë Euro për kartonin e tij. Përsa I përket Filipe Luis dhe Juanfran si njëri ashtu edhe tjetri kanë oferta nga Anglia me Chelsea e Arsenalin që qëndrojnë në radhë të parë për të marrë shërbimet e tyre. Kaq shumë oferta kanë trembur drejtuesit e Atleticos që nëse duan të ruajnë pjesën më të madhe të skuadrës duhet të fillojnë që tani nga puna duke u ofruar heronjëve të tyre kontrata të reja me kushte shumë më të mira ekonomike në mënyrë që ata të qëndrojnë edhe sezonin e ardhshëm në “Vicente Calderon”./ Supersport/

Lajme të ngjashme

Back to top button