fbpx

Kovaçevski:  Zgjedhjet e parakohshme do t’i thellojnë problemet, qeveria po përgatit një paketë të re masash kundër krizës

“Zgjedhjet e parakohshme nuk do t’i zgjidhin problemet e qytetarëve, por do t’i thellojnë ato, prandaj po e mbyllim këtë çështje”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën për media pas takimit me partnerët e koalicionit, transmeton Portlab.mk.

Ai rikonfirmoi qëndrimin se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në mandatin e rregullt, pra në vitin 2024.

Lidhur me njoftimet nga VMRO-DPMNE se nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje të parakohshme, do ta bllokojnë sistemin deri në fund të verës, Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se nuk pranon shantazhe.

Ata kanë bllokuar komunat që kur kanë marrë kryesinë. “Në të gjitha qytetet, pas fotografimit fillestar ku janë promovuar projektet e mëparshme të LSDM-së, nuk ka më fotografi, sepse nuk ka projekte të reja”, tha Kovaçevski.

Siç tha ai, çdokush mund të bllokojë Kuvendin, por kjo nuk është përgjegjësi. Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të jenë në lartësinë e detyrës sepse ligjet janë në interes të qytetarëve.

I pyetur se si do të funksionojë shteti në kohë krize, duke pasur parasysh mosmarrëveshjet me opozitën, Kovaçevski u përgjigj: “Shteti do të funksionojë si më parë” dhe shpjegoi se deri më tani po merren masa kundër krizës që po japin rezultate.

“Koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm dhe i fokusuar në ekonomi, me Deklaratën që konfirmon zgjedhjet në 2024.  Në takimin me partnerët e koalicionit, kryeministri Kovaçevski theksoi se qytetarët presin që partitë të sjellin stabilitet politik, të ofrojnë një koncept të qartë për ballafaqim me problemet dhe përkushtim dhe përgjegjësi të plotë në atë proces. Për këtë, është konfirmuar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, po përgatitet një paketë e re masash kundër krizës dhe reforma sistematike, lufta jo selektive kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe harmonizimi i legjislacionit zgjedhor me rekomandimet e OSBE-së”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button