E paske ditëlindjen o Baca Ukë!

E ku i festonim dikur këto ditëlindje
As që na binte në mend.
Tani sa herë dëgjoj për
„Proceset politike“ më del përpara
Fytyra e Bacës, zëri i Bacës
Dhe porosia e ligjëratave për shtetin!
Edhe kur nuk flisje rrezatove porosi
Sa larg paskemi qenë…
Këta që të shanë e të sulmuan
Nga frika e nga tmerri
Në emër të shtetit e për shtetin
Nuk po kuptojnë ende asnjë fjalë në shqip
E unë çfarë të bëjë me ta si zë i vetmuar!
Vetëm të shpresoj se në ditëlindjen tënde
Shteti do të mësojë të flas edhe në shqip!
Dhe t’iu prishë të tërëve llogaritë…

 

Poezi kushtuar Ukshin Hotit
Më 17. 06. 2022
Autori: Safet Sadiku

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button