Një djalë 22-vjeçar nga RMV është mbytur në detin e Malit të Zi

Tragjikisht ka përfunduar dita e parë e qëndrimit në Mal të Zi, për shtetasi maqedonas 22-vjeçar i cili kishte shkuar për të punuar në sezonin e verës, transmeton Portalb.mk.

Nga MPJ thonë se janë në dijeni për rastin në fjalë dhe se kanë informacion se është duke u bërë autopsi nga ana e organeve kompetente.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë njoftim nga institucionet kompetente të Malit të Zi se shtetasi ynë E.H., i lindur në vitin 2000, në Tetovë, është konstatuar i vdekur në vendin turistik Uteha. Është duke u bërë autopsi, për zbardhjen e plotë të rastit nga institucionet kompetente malazeze”, thanë nga MPJ.

Mediat malazeze kanë raportuar se djali ka mbërritur dje në gjirin mes Tivarit dhe Ulqinit dhe është mbytur në plazhin Uteha rreth orës 18:00.

Prokuroria dhe policia janë duke hetuar rastin tragjik dhe sipas informacioneve fillestare nuk ka pasur gjurmë dhune.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button