Kovaçevski – Marin: Mbështetja e fuqishme e ndërsjellë me Finlandën përforcon bashkëpunimin dhe të ardhmen evropiane

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja e Republikës së Finlandës, Sanna Marin, e cila ndodhet për një vizitë pune në vendin tonë, kanë zhvilluar një takim tete-a-tete, ku diskutuan për disa çështje me interes për të dyja vendet.

Në fokus të takimit Kovaçevski-Marin ishte mbështetja që merr Republika e Finlandës në procesin e anëtarësimit të këtij vendi në NATO, si dhe avokimi i fuqishëm i Finlandës për zgjerimin e BE-së me fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Konferenca për shtyp:

Kryeministri Kovaçevski gjatë bisedës me kryeministren Marin theksoi se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të rrisë ndjeshëm sigurinë në rajonin euroatlantik, veçanërisht në rajonin e Veriut të Lartë dhe në rajonin Baltik.

Kryeministrat Kovaçevski dhe Marin u pajtuan se me rëndësi urgjente për Evropën është fillimi urgjent i negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së pa kushte shtesë, të cilat Finlanda i rekomandon fuqishëm si njohje e plotësimit të të gjitha kritereve nga vendi ynë për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e kapitujve për anëtarësim.

Dy kryeministrat në takim u shprehën të gatshëm për të mbështetur të gjitha potencialet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe digjitalizimit.

Pas takimit tet-a-tet delegacionet zhvilluan takim dypalësh në të cilin morën pjesë Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ministrja e Punëve të Jashtme dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Finlanda, së bashku me Suedinë, janë dy vendet që, pas pushtimit rus të Ukrainës, vendosën të ndryshojnë politikat e tyre neutrale të sigurisë dhe të kërkojnë të anëtarësohen në NATO. Më 18 maj, autoritetet zyrtarisht dorëzuan aplikacionet për anëtarësim dhe po atë ditë qeveria në Shkup, në një seancë të jashtëzakonshme, autorizoi ambasadorin tonë në NATO, Dane Talevski, që të japë pëlqimin për pranim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button