Neto paga mesatare në mars 21.007 denarë

Neto-paga mesatare mujore e paguar për të punësuarit, në mars të këtij viti ishte 21.007 denarë, që në krahasim me marsin e vitit të kaluar, paraqet ulje për 1,3 për qind, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Ulja është meritë, para se gjithash, e shumës më të ulët të neto-pagës mujore mesatare për të punësuarit në sektorët: informata dhe komunikime për 28,6 për qind, objekte për vendosje dhe veprimtari servisuese me ushqim për 3,6 për qind dhe furnizim me uj, mënjanim të ujërave të zeza,
menaxhim me mbeturina dhe veprimtari për sanim të rrethinës për 2,1 për qind.

Rritje të neto-pagës mujore mesatare për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: minierë dhe nxjerrje të gurëve për 5,2 për qind, bujqësi, pylltari dhe peshkim për 4,8 për qind dhe veprimtari të tjera shërbyese për 3,5 për qind.

Në mars të këtij viti, është paguar bruto pagë mesatare në shumë prej 30.706 denarë. Pagë nuk kanë marrë 1,4 për qind e të punësuarve në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button