Propozimi francez ka arritur në Bullgari, politikanët bullgar tani për tani refuzojnë ta heqin veton për RMV-në

Propozimi i udhëheqësisë franceze me BE-në për tejkalimin e vetos bullgare për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE ka arritur në Komisionin për Çështje të Jashtme të Kuvendit të Bullgarisë dhe dje është diskutuar për atë në Grupin Parlamentar për Miqësi me Francën, informoi Radio Nacionale Bullgare, duke u thirrur në burime nga Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Mediumi bullgar, posedon kopje nga aneksi francez, i kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut, në gjuhën angleze dhe franceze, të cilat nuk i publikon në tërësi.

Në thelb, një pjesë e madhe e propozimit francez ka të bëjë me mbrojtjen e pakicës bullgare në vend dhe në zbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, a është theksuar edhe Marrëveshja e Prespës.

Në dokumentin që është dërguar nga udhëheqësia franceze deri te kryetarja e Komisionit për Çështje të Jashtme të Kuvendit të Bullgarisë, Vencisllava, thuhet se “bisedimet e anëtarësimit parashohin kujdes special  ndaj mbrojtjes dhe marrëdhënies jodiskriminuese ndaj qytetarëve nga grupet e pakicave në Maqedoninë e Veriut”. Që të garantohet ajo, avancimi për këtë çështje do të ndiqet me kujdes nga Komisioni Evropian, i cili do të përgatis raporte deri te Këshilli.

Me këtë propozim, për të cilin Sofja duhet të deklarohet këto ditë, mbetet aktiv edhe kontesti për gjuhën maqedonase, që Bullgaria e hapi, sepse në propozim parashihet që të dy vendet me deklarata të njëanshme t’i drejtohen BE-së me shpjegime për gjuhën.

Njëkohësisht, Franca propozon një zgjidhje unike për organizimin e dy Konferencave Ndërqeveritare. E para më 23 qershor në Bruksel, të cilën e prezanton si “politike”, dhe e dyta në të ardhmen, kur Maqedonia e Veriut të përfundojë me ndryshimet kushtetuese.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha dje se Maqedonia nuk e ka pranuar propozimin. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani sërish nuk e komentoi propozimin francez për ngritjen e vetos bullgare.

Pardje, ambasadorja franceze Florence Rubin u takua me anëtarët e Grupit të Miqësisë me Francën në Parlamentin bullgar dhe diskutoi për dokumentin dhe nëse koalicioni qeverisës ka shumicën e nevojshme për të miratuar propozimin francez. Shumica është një domosdoshmëri që Bullgaria të pranojë propozimin francez, dhe në këtë mënyrë të heqë veton, pasi kryeministri Kiril Petkov përsëriti këtë javë se të gjitha propozimet dhe zgjidhjet që vijnë nga qëndrimi zyrtar i udhëheqjes shtetërore bullgare për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Maqedoninë e Veriut do të duhet të miratohet nga Parlamenti.

“Si kryeministër nuk do të marr asnjë vendim nëse nuk merr dritën jeshile nga parlamenti bullgar. Javën e ardhshme do të shkoj në Bruksel, nëse nuk kemi një vendim të parlamentit bullgar, e vetmja gjë që do të them në Bruksel është: Unë premtova që këtë vendim ta marrë parlamenti dhe meqë nuk është marrë. Nuk do të bëj asnjë ndryshim në qëndrimin bullgar”, tha Petkov.

Për votëbesimin e Qeverisë së Petkovit pritet që në Kuvendi i Bullgarisë të votojë të mërkurën.

Eurokomesari Varhej dje deklaroi se është pesimist për heqjen e vetos, pasi që, siç tha, çdo të enjte ka shkuar në Sofje për të biseduar për heqjen e vetos bullgare, por deri më tani bisedimet me Bullgarinë janë në qorrsokak.

Radev për propozimin francez: Një hap në drejtim të duhur

Presidenti bullgar, Rumen Radev, sot deklaroi se propozimi francez i cili është dorëzuar në Bullgari është një hap përpara udhës së drejtë, por plotësoi se kryeministri Petkov është kryeministër i Bullgarisë dhe nuk është korrier i Francës për Maqedoninë e Veriut. Ai deklaroi se Bullgari është dashur të hartojë propozimet e saja për zgjidhje ne problemeve me fqiun, por tha se propozimi francez lë shumë çështje të cilat duhet të sqarohen përpara se të hiqet veto.

“Propozimi i presidencës franceze është një hap në drejtimin e duhur, por ka një sërë çështjesh që duhet të sqarohen përpara se të hiqet vetoja” u ka thënë Radev gazetarëve bullgarë.

Propozimin francez e ka publikuar mediumi “360 Gradë” dhe mund ta lexoni: KËTU.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button